Sektori i Çështjeve Juridike dhe të Përgjithshme

Sektori për Çështje Juridike dhe të Përgjithshme:

  • organizon dhe koordinon çështje juridike dhe të përgjithshme
  • propozon inicimin  e procedurës për miratimin e akteve, përkatësisht ndryshimin  dhe plotësimin e akteve ekzistuese, në përputhje me rregulloret ligjore;
  • monitoron organizimin në Shoqëri  dhe jep propozime për përmirësimin e aktiviteteve të punës ;
  • përfaqëson Shoqërinë përpara gjykatave dhe organeve të tjera dhe ofron ndihmë juridike për njësitë dhe sektorët e Shoqërisë;
  • zgjidh marrëdhëniet juridike-pronësore  në procedura specifike dhe regjistron pasuritë e paluajtshme në institucionet shtetërore
  • përgatit propozime për akte;
  • përgatit kontrata dhe jep mendime mbi ofertat dhe kontratat e pranuara nga aspekti juridik;
  • përcakton nevojat për personel, organizon zhvillimin profesional dhe trajnimin e stafit dhe organizon kontrollimin e herëpashershëm të aftësive profesionale të punëtorëve për kryerjen e detyrave të caktuara;
  • siguron ndihmë profesionale për organin e shkallës së dytë në ushtrimin e të drejtave të punës;
  • kryen punën administrative-profesionale dhe administrative-teknike në lidhje me sigurimin shëndetësor dhe regjistrimin / çregjistrimin e punonjësve në Shoqëri;
  • organizon shpërndarjen në kohë të materialeve për mbledhjet e Këshillit  Drejtues,Këshillit Mbikëqyrës dhe organeve të tjera, kujdeset për cilësinë e tyre dhe përputhshmërinë  me ligjin dhe aktet e Shoqërisë në bashkëpunim me shërbimin e organeve të  menaxhimit në kabinetin e Drejtorit  Gjeneral;
  • organizon dhe siguron rregullisht, në kohë të plotë dhe sipas përmbajtjes dhe formës, kujdeset për disiplinë gjatë punës  në sektor;
  • raportim dhe informacion të  disponueshëm;
  • organizon dhe monitoron realizimin dhe funksionimin e sigurisë gjatë punës në Shoqëri ;
  • bashkëpunon me organizata dhe institucione që merren me çështje brenda fushës së punës së sektorit
  • bashkëpunon me institucione shkencore dhe ekspertë në fushën e drejtësisë ;
  • bashkëpunon me sektorët përkatës për çështje juridike në shoqër tjera elektroenergjetike .
  • kryen edhe  detyra  tjera brenda fushësveprimit të saj.
  • kryen veprimtari të tjera të autorizuara nga Këshilli Drejtues

 

Sektori për Çështje Juridike dhe të Përgjithshme është i organizuar në format e mëposhtme organizative:

  • Drejtori
  • Kabineti i Drejtorit të Sektorit për Çështje Juridike dhe të Përgjithshme
  • Departamenti për Çështje Juridike
    • Shërbimi për Çështje Juridike
    • Shërbimi i organeve të menaxhimit
  • Departamenti për Çështje pronësore-juridike
    • Shërbimi i Eksproprijimit
    • Shërbimi gjeodezik
    • Shërbimi i monitorimit të pasurisë dhe i sigurimit të provave
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore
    • Shërbimi për selektim, zhvillim profesional dhe planifikim
    • Shërbimi për punë administrative të stafit, kompensimet dhe beneficionet
  • Departamenti për Çështje të Përgjithshme
    • Shërbimi i sigurisë
    • Shërbimi për Çështje të Përgjithshme
    • Arkivi
    • Bifeja
    • Shërbimi për mirëmbajtje teknike dhe i higjienës

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.