Sektori i Çështjeve Financiare

Vleresimi aktual: 3 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje jo aktivYje jo aktiv
 

Sektori i Çështjeve Financiare:

  • organizon dhe koordinon operacionet financiare dhe komerciale;
  • përcakton dhe zbaton politikën financiare të Shoqërisë;
  • përgatit  metodologji për planifikim financiar;
  • përgatit planet financiare të Shoqërisë dhe mbikëqyr zbatimin e tyre;
  • monitoron zbatimin e planit të investimeve dhe planit për prokurimin e materialeve, pjesëve rezervë, shërbimeve etj.
  • koordinon metodën dhe procedurën për parashtrimin e kërkesës për miratim dhe kontrollin e çmimeve;
  • zbaton politikën e pagave duke ndjekur të gjitha rregulloret dhe dispozitat ligjore;
  • monitoron, analizon dhe kontrollon të gjithë operacionet  financiare;
  • formulon dhe zbaton politikat kontabël;
  • përgatit llogaritë periodike dhe vjetore;
  • organizon dhe siguron të dhënat e kontabilitetit të shoqërisë, sipas standardeve ndërkombëtare për raportimin financiar (SNRF);
  • siguron burime financimi për operacionet;
  • zbaton  politikë të planifikimit të burimeve financiare nëpërmjet investimeve të përbashkëta me Shoqëri të tjera, huadhënies dhe jo vetëm;
  • organizon punën me të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare dhe vendase;
  • organizon dhe koordinon operacionet me para, letra me vlerë dhe valutë të huaj;
  • zbaton politikën tatimore të shoqërisë, në përputhje me dispozitata ligjore;
  • siguron pronën e Shoqërisë nga rreziqet dhe fatkeqësitë;
  • organizon takime ekspertësh me sektorët dhe njësitë, në fushën e operacioneve financiare;
  • bashkëpunon me institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe vendase që merren me fushëveprimin  e punës së sektorit;
  • kujdeset për disiplinën e punës në sektor;
  • organizon dhe koordinon punën në departamentet dhe shërbimet përkatëse në shoqëri;
  • organizon dhe zbaton fushata reklamuese dhe përgatit materiale marketingu për edukim dhe informim;
  • përgatit informacione nga puna e sektorit, jep drejtime dhe propozime për përgatitjen e planeve përkatëse në fushën e veprimtarisë tregtare, analizon problemet që i përkasin po asaj fushe;
  • kujdeset për zbatimin e  dispozitave ligjore dhe akteve për të gjithë veprimtarinë tregtare;
  • bashkëpunon me organizata dhe institucione që merren me çështje nga fushëveprimi i Sektorit;
  • Koordinon përgatitjen dhe propozon miratimin e Planit Vjetor për prokurimin publik në nivel të Shoqërisë;
  • publikon thirrje publike dhe organizon procedurat e tenderit;
  • kryen prokurimin publik të punëve, mallrave dhe shërbimeve për nevojat e Shoqërisë;
  • koordinon aktivitetet e pjesëve tjera organizative të ShA MEPSO Shkup, lidhur me realizimin e prokurimit publik;
  • komunikon me autoritetet shtetërore me qëllim zbatimin e duhur dhe respektimin dhe miratimin e Rregullores Ligjore;
  • përgatit raporte, kontrolle  dhe analiza të ndryshme në fushën e operacioneve tregtare;
  • kryen veprimtari lidhur me importin e mallrave, pajisjeve dhe shërbimeve për nevojat e Shoqërisë;
  • kryen pranim  shqyrtimin - përpunimin, plotësimin dhe përcjelljen e faturave hyrëse;
  • merr pjesë në kryerjen e kontrolleve të brendshme në Shoqëri nga fusha e operacioneve komerciale dhe zbatimi i Ligjit për prokurim publik;
  • autoriteteve shtetërore, agjencive, komisioneve dhe organeve të tjera përkatëse, jep propozime, sugjerime dhe mendime në përgatitjen e rregulloreve përkatëse ligjore dhe nënligjore;
  • merr pjesë në përgatitjen e akteve përkatëse të Shoqërisë dhe gjithashtu kujdeset për zbatimin e akteve të Shoqërisë;
  • kryen edhe aktivitete të tjera nga fushëveprimi i punës;
  • kryen detyra të tjera të autorizuara nga Këshilli Drejtues.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.