Misioni i ShA MEPSO është sigurimi i transmetimit të rregullt të energjisë elektrike nga kapacitetet prodhuese vendore ose nga importi deri tek të gjithë klientët. ShA MEPSO vazhdimisht kryen optimizimin e kapaciteteve dhe burimeve, duke siguruar kështu interes të lartë publik.

Misioni dhe Vizioni

MISIONI

 Misioni ynë është sigurimi i transmetimit  të besueshëm të energjisë elektrike, menaxhim efikas të sistemit elektroenergjetik dhe integrim të plotë në tregun e vetëm evropian të energjisë elektrike, me synim plotësimin e nevojave për energji elektrike të të gjithë përdoruesve duke respektuar standardet e larta për mbrojtjen e mjedisit.

VIZIONI

Vizioni i ShA  MEPSO menaxhimi i sistemit elektroenergjetik  të Republikës së Maqedonisë së Veriut duke ofruar shërbime të transmetimit  në të njëjtin nivel me operatorët më të mëdhenj dhe më të avancuar të sistemit në Evropë duke aplikuar zgjidhje moderne energjetike, inovacione teknologjike dhe modele biznesi duke u fokusuar në tendencat e ardhshme për integrimin e kapaciteteve të mëdha të burimeve të ripërtëritshme  të energjisë - BRrE.

ShA  MEPSO planifikon dhe realizon në mënyrë strategjike investime në rrjetin elektrotransmetues në drejtim të rritjes dhe përmirësimit të besueshmërisë dhe funksionimit të sistemit  elektrotransmetues dhe sigurimit të integrimit sa më të madh të BRrE-ve, të cilat do t'i bashkohen një prej synimeve më prioritare -  carbon  free Evropa .

ShA  MEPSO i drejton të gjitha aktivitetet e saj drejt sigurimit të nevojave moderne të përdoruesve të sistemit elektrotransmetues  me shkallë të lartë të përgjegjësisë sociale.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.