ShA MEPSO siguron komunikim efikas dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet QND (Qendra Nacionale e Dispeçimit) dhe impianteve elektroenergjetike.

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit

ShA MEPSO për realizimin e mbikëqyrjes, mbrojtjes dhe menaxhimit të sistemit elektroenergjetik ofron komunikim efikas dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet QND (Qendrës Nacionale të Dispeçimit) dhe impianteve elektroenergjetike. Për realizimin e këtij funksioni, ShA MEPSO planifikon zhvillimin afatshkurtër dhe afatgjatë të sistemeve tëtelekomunikacionit.

Për këtë qëllim, në ShA MEPSO është themeluar Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit i cili përfshin Departamentin e Telekomunikacionit që është përgjegjës për mirëmbajtjen, planifikimin dhe koordinimin e zhvillimit të rrjetit të telekomunikacionit.

Nga linjat kreditore të Bankës Botërore dhe të  Bankës Evropiane për Investime u furnizuan përçues mbrojtës me fibra optik të integruar (OPGW), paisje varëse, me gjatësi prej 400 km. Për trasat e largpërçuesve janë përpunuar projekte në të cilët do të kryhet ndërrimi i përçuesve mbrojtës dhe është shpallur tender për përzgjedhjen e performuesit më të favorshëm për punët montuese. Me këtë do të mbyllet unaza perendimore nga rrjeti optik i ShA MEPSO dhe do të lidhen pjesë të SEE nga pjesa lindore e vendit.

Zhvillimi i rrjetit optik dhe telekomunikacionit të ShA MEPSO është planifikuar të bëhet në dy drejtime. E para është një ndërlidhje me sistemet energjetike të vendeve fqinje dhe e dyta është lidhja e mëtutjeshme e objekteve më të rëndësishme të energjisë dhe qendrave më të mëdha të distributive në vend.

Me ndërtimin e linjave të reja të transmetimit 400 kV TS Bitola 2 - TS Meliti (Greqi) dhe TS Shtip - TS Crvena Mogila (Bullgari) në të cilat janë të integruara fibra optik - OPGW do të mundësohet ndërlidhja e sistemeve energjetike të Maqedonisë së Veriut me ato të Bullgarisë dhe Greqisë, si dhe ndërlidhje e rrjetit të   telekomunikacionit të ShA MEPSO me rrjetet e telekomunikacionit të kompanive elektroenergjetike nga Greqia dhe Bullgaria.

Për një besueshmëri më të madhe të sistemit, nga linja kreditore e Bankës Botërore janë paraparë mjete për prokurimin e një sistemi monitorues për 24 orë mbikëqyrje në rrjetin optik, me qëllim që me kohë të intervenohet dhe të shmangen defekte të mundëshme në afat sa më të shpejtë të mundshëm.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.