• Raporti vjetor i Komunitetit evropian të energjetikës
  • Raporti vjetor i Komunitetit evropian të energjetikës

Raporti vjetor i Komunitetit evropian të energjetikës

Vleresimi aktual: 1 / 5

Yje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Sektori energjetik i Maqedonisë po shënon përmirësime, por ende duhet bërë akoma shumë punë. Komuniteti evropian i energjetikës  e paraqiti këtë vlerësim në Raportin Vjetor 2023,  duke e mbështetur me analiza individuale të shkallës së aktiviteteve të realizuara në të gjithë sektorët e energjetikës.

Nota dhe progres më  të lartë ka shënuar fusha e energjetikës, ku përmbushja e detyrimeve vlerësohet me 87%. Pjesa e ndarjes së pronësisë dhe certifikimit të ShA  MEPSO është vlerësuar me maksimum 100%, dhe 93% janë dhënë në pjesën e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Si aktivitete veçanërisht të rëndësishme në Raport, theksohen ato që lidhen me tregun e energjisë elektrike për tregtimin e ditës paraprake, i krijuar në maj 2023. nga operatori kombëtar MEMO. Kjo është pikërisht ajo që vihet në dukje si një aktivitet kyç dhe një përfitim i rëndësishëm që ndikon në rezultatin e lartë të performancës së përgjithshme në Raportin e EEC 2023.

Në fushën e integrimit rajonal, vendi ka një normë suksesi 50%, që, siç u tha, ndër të tjera i detyrohet edhe vonesës në ndërtimin e linjës së transmetimit për lidhjen energjetike me Republikën e Shqipërisë. Është theksuar edhe nevoja për miratimin e ligjit për BRRE-të dhe ndryshimet në ligjin për efiçiencën e energjisë, të cilat do të kontribuonin në procesin e zbatimit të aktiviteteve dhe detyrimeve në fushën e dekarbonizimit të sektorit të energjisë në vend,  posaçërisht theksohet nevoja për zbatimin e aktiviteteve në fushën e sigurisë në furnizimin me energji elektrike.

Në Raport thuhet se ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit ende nuk është miratuar, por gjithashtu po përgatitet një strategji kombëtare 2023-2027 në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike të informacionit, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rreziqet në rritje. Nga dokumenti i EEC, përgjithësisht mund të konstatohet se ka progres adekuat në Sektorin e energjetikës në të cilin MEPSO luan një nga rolet më të rëndësishme, veçanërisht në fushën e lidhjes rajonale të energjisë dhe bashkëpunimit me operatorët fqinjë të sistemit të transmetimit, por që ende duhet bërë shumë punë drejt integrimit të plotë energjetik me tregun evropian të energjisë elektrike.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.