NJOFTIM

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Pas ndërprerjes së fundit që la pa rrymë Bllokun 1 në KXE Manastir, dhe për të cilin gishti i përgjegjësisë u drejtua menjëherë dhe pa bazë drejtë ShA MEPSO, kompania jonë vendosi të lëshojë një deklaratë të saktë dhe objektive të situatës.
Era dhe reshjet e shiut sot në Manastir kanë shkaktuar ndërprerje të shkurtër të linjës së transmetimit prej 110 kV TS Manastir 2- TS Manastir 4, por theksojmë se kjo ndërprerje nuk është shkak për ndërprerje të furnizimit normal me energji elektrike të bllokut 1 të KXE Manastir.
Linja e transmetimit që furnizon këtë bllok me energji elektrike, është me energji gjatë gjithë kohës dhe nuk ka problem me furnizimin e energjisë elektrike.
Pra, një hap i tillë për të zhvendosur përgjegjësinë drejt ShA MEPSO për ndërprerjen në KXE Manastir e konsiderojmë të paarsyeshëm dhe tendencioz, por mbi të gjitha si përpjekje për të mbuluar problemet e tyre të brendshme.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.