• ShA MEPSO dhe BERZH nënshkruajnë marrëveshje për hua për fuqizimin e rrjetit të transmisionit

ShA MEPSO dhe BERZH nënshkruajnë marrëveshje për hua për fuqizimin e rrjetit të transmisionit

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO, z. Zudi Enuz, bashkë me kryetaren e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim  zonjën Odil Reno Baso,  kanë nënshkruar sot në Qeveri një marrëveshje për hua në vlerë prej 26,4 milionë euro.

Qëllimi i projektit është forcimi i rrjetit të transmisionit në pjesën juglindore të vendit dhe integrimi i burimeve të rinovueshme të energjisë në sistemin kombëtar të transmetimit të energjisë. Mjetet nga marrëveshja për hua do të përdoren për ndërtimin e stacionit të ri të transformatorit prej 400/110 kV  në afërsi të fshatit Miletkovo, Gjevgjeli, lidhja e saj me transformatorin aktual prej 400kV TS Dubrovë-TS Selanik, si dhe rikonstruimi dhe përmirësimin e kapacitetit transmetues të transformatorit aktual 110kV TS Valandovë-TS Strumicë 2-TS Strumicë 1. Në këtë menyrë do të mundësohet kyçja e potencialit 1.2 GW nga burimet e ripërtëritshme dhe do të rritet siguria e furnizimit me energji elektrike në këtë rajon të shtetit.

Vlera totale e këtij projekti është 34,7 milionë euro. Përveç kredisë të BERZH-it, janë sigururar edhe 7,6 milionë euro grante nga fondi për Investime për Ballkanin Perendimor (WBIF) dhe prej gjysëm milionë euro grante nga fondi i Investimeve Klimatike (CIF). Në nënshkrimit e kësaj marrëveshje morrën pjesë ambasadori europian David Geer dhe ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.