Në ShA MEPSO sot është dorëzuar pozita e kryetarit të Këshillit Drejtues dhe të drejtorit gjeneral, ndërmjet drejtorit të sapoemëruar d-r Burim Latifi dhe drejtorit të deritanishëm Zudi Enuz. Drejtori Latifi bëri të ditur se do të punoj me ndershmëri dhe përkushtim në lidhje me menaxhimin efikas të sistemit transmetues të energjisë elektrike dhe zhvillimin e kompanis.
Zudi Enuz pozitën si Kryetar i Këshillit Drejtues dhe drejtor gjeneral i ShA MEPSO, e ka mbajtur që nga muaji shtator të vitit 2023. Latifi para se të vij në pozitën e re, ka qenë profesor në fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Nënë Tereza”, Shkup.