Оператор на електропреносен систем

  • Kick-off meeting  për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike
  • Kick-off meeting  për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike
  • Kick-off meeting  për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike
  • Kick-off meeting  për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike
  • Kick-off meeting  për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike

Kick-off meeting për Projektin për zhvillimin e rrjeteve inteligjente elektroenergjetike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Kanë filluar aktivitetet përgatitore për projektin, i cili synon strategjikisht integrimin e përshpejtuar dhe të besueshëm të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe sigurimin e stabilitetit të rrjetit të transmetimit, të mbështetur nga BERZH. Në takimin e parë (Kick-off meeting) ndërmjet ekipit punues të ShA MEPSO, Ministrisë së Energjetikës, përfaqësuesve të trupit diplomatik dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Doc.Dr. Burim Latifi theksoi rëndësinë e projektit si pjesë thelbësore e nismës "Platforma e investimeve për tanzicion të drejtë energjetik" (JETIP), përmes së cilës vendi ynë angazhohet për:

- braktisja graduale e prodhimit të energjisë nga qymyri,

- integrimi i 1.7 GW të burimeve të reja të ripërtëritshme në rrjet deri në vitin 2030,

- investime në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes, si dhe në sistemet e ruajtjes së energjisë,

- sigurimi i një tranzicioni të drejtë për komunitetet dhe fuqinë punëtore të prekur nga këto ndryshime.

Një nga segmentet kyçe për realizimin e këtyre synimeve është përgatitja e një Studimi të detajuar për zhvillimin e rrjetit elektroenergjetik.Ai do të ofrojë drejtim të qartë për të adresuar sfidat që lidhen me integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe do të na ndihmojë të përditësojmë planet tona afatgjata. Kjo do të thotë se do të jemi të përgatitur për kërkesat e ardhshme, të cilat mund të tejkalojnë synimet aktuale. Në kuadër të këtij studimi do të zbatohen praktikat më të mira ndërkombëtare për “rrjetet inteligjente”, me fokus tek teknologjitë moderne për menaxhim dhe rritjen e efikasitetit. Do të përdorim përvojat e Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që janë tashmë në një fazë të avancuar të tranzicionit energjetik. Një tranzicion i drejtë do të thotë që askush nuk do të mbetet pas. Po punojmë në programe dhe iniciativa lokale, të cilat do të mbështesin ekonominë e komuniteteve që do të preken më shumë nga ndryshimet, deklaroi para të pranishmëve Doc.Dr. Burim Latifi.

Qëllimi, potencoi ai, është krijimi i një sistemi energjetik të sigurt, të besueshëm dhe të gatshëm për të ardhmen dhe MEPSO si pjesë kyçe e tij i dedikohet modernizimit të infrastrukturës, zhvillimit të stacioneve të reja të transformatorëve, përmirësimit të kapaciteteve transmetuese dhe instalimi i sistemeve për monitorim dhe mbrojtje.

Suksesi i këtij projekti varet nga aftësia jonë për bashkëpunim. Jam i bindur se përmes këtij partneriteti me BERZH-in, Ministrinë e Energjetikës, ESM-në, ne nga MEPSO, MEMO, EVN, moria e prodhuesve të energjisë së gjelbër dhe të gjithë palët e interesuara, do të arrijmë të realizojmë qëllimet ambicioze që kemi synuar dhe ajo është ndër tjerash një Maqedoni të gjelbër, të qëndrueshme dhe të pavarur energjetikisht, deklaroi Doc.Dr.Burim Latifi..


© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.