Оператор на електропреносен систем

  • HAPET RRUGA PËR INTEGRIM MË TË FUQISHËM TË SISTEMIT ENERGJETIK NË EUROPËN JUGLINDORE

HAPET RRUGA PËR INTEGRIM MË TË FUQISHËM TË SISTEMIT ENERGJETIK NË EUROPËN JUGLINDORE

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Në kremtimin e 15 vjetorit të ENTSO-E, Operatorët e Sistemit të Transmisionit nga Komuniteti Energjetik i Ballkanit Perëndimor, nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët e cila mund të konsiderohet historike mbi koordinimin rajonal.

Kjo deklaratë u mbështet nga të gjithë Operatorët e Sistemit të Transmisionit të Bashkimit Europian si dhe nga operatorët e Europës Juglindore (MEPSO - Maqedoni e Veriut, NOSBIH - Bosnjë dhe Hercegovinë, OST - Shqipëri, EMS - Serbi dhe CGES - Mali i Zi) dhe e njëjta është dakorduar edhe me KOSTT (Kosovë), të cilët po ashtu janë ftuar të bashkangjiten me operatorët tjerë nga rajoni.

Kjo deklaratë, e mundësuar nga ENTSO-E, përfshinë një kornizë të re gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit për OST-të e Ballkanit Perëndimor brenda Europës Juglindore. Ky dokument është zgjidhja më e mirë e mundshme, që merr parasysh nevojat dhe situatat reale të të gjitha vendeve që bëjnë pjesë në Europën Juglindore, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian🇪🇺 dhe të Komunitetit të Energjisë.                                        Deklarata hap mundësinë e organizimit teknik dhe tregtar në fusha për operimin e koordinuar të sistemit të energjisë elektrike, si dhe tregtimin dhe ankandimin e energjisë elektrike, duke lidhur OST-të nga Ballkani Perëndimor me zonat tashmë të organizuara të Europës Qendrore dhe Juglindore.

‣ Rezultatet kryesore të deklaratës përfshijnë:

• Forcimin e sigurisë energjetike dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike.

• Vendosjen e kornizave të reja ligjore për koordinim rajonal pa pengesa.

• Sigurimin e alokimit efektiv të kapaciteteve, menaxhimin e mbingarkesave dhe ndarjen e të ardhurave.                                   Kjo marrëveshje krijon një mundësi për bashkim të përshpejtuar të tregjeve në Europën Juglindore. Një bashkim i tillë i tregjeve është një nga parakushtet kryesore që duhet të plotësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor për të marrë një përjashtim nga Taksa e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit të Bashkimit Europian.                                                                                                Kjo deklaratë e përbashkët mundëson një rrugë reale dhe të përbashkët për të ardhmen e Europës Juglindore në kuadër të sistemit energjetik europian.

© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.