Оператор на електропреносен систем

Takohen drejtorët e SHA MEPSO dhe OST-Shqipëri

Vleresimi aktual: 1 / 5

Yje aktiveYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Energjetika, investimet strategjike dhe intensifikimi i lidhjeve energjetike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ishin temat kryesore të bisedës në takimin e parë mes drejtorit gjeneral të SHA MEPSO, Burim Latifi dhe drejtorit të operatorit të rrjetit të transmisionit të Shqipërisë – OST, Skerdi Drenova. 

Duke iu referuar dinamikës së realizimit të projekteve strategjike, udhëheqësit e SHA MEPSO dhe OST konfirmuan se procesi i "market coupling" është një prioritet absolut për të dyja kompanitë në të cilin do të punohet intensivisht.

Takimi u vlerësua si jashtëzakonisht konstruktiv, u shfrytëzua edhe për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen lidhur me zhvillimin e sektorit të energjisë elektrike, duke mbajtur takime të rregullta ndërmjet punonjësve të MEPSO-s dhe OST-së në Strugë dhe Podgradec, si dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në interes të të dy vendeve.


© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.