Në takim u diskutuan më shumë tema dhe bashkërisht u konstatuan prioritetet e Qeverisë dhe SH.A. MEPSO-s në drejtim të modernizimit të rrjetit ekzistues të transmetimit të energjisë elektrike dhe ndërtimit të infrastrukturës së re të transmetimit të energjisë elektrike. Latifi dhe Bozhinovska, në takimin me anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues, theksuan rëndësinë e harmonizimit të ligjeve ekzistuese me ato të BE-së në fushën e energjetikës ndërsa u prezantuan edhe propozimet për përmirësimin e proceseve të punës në drejtim të avancimit dhe zhvillimit të sektorit energjetik në vend.
Drejtori i përgjithshëm, Burim Latifi, në takim me ministren e Energjetikës, Bozhinovskën
- Visite: 666
Sot, në hapësirat e SH.A. MEPSO-s, është mbajtur takim pune ndërmjet drejtorit të përgjithshëm të SH.A. MEPSO-s, Burim Latifi dhe ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska.