Drejtori gjeneral i ShA MEPSO, z. Zuhdi Enuz, drejtori i MEMO-s, Simon Shutinovski dhe kryetari i KrrE -së, Marko Bislimovski, së bashku me përfaqësuesit e operatorëve të transmetimit, bursave të energjisë elektrike dhe organeve rregullatore nga Shqipëria, Kosova dhe Greqia, nënshkruan sot në Athinë një memorandum mirëkuptimi për bashkimin tregjeve të energjisë elektrike - një ditë paraprakisht. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është një pjesë e procesit në të cilin të gjitha vendet e Ballkanit po punojnë thellësisht dhe pa rezerva, theksoi drejtori Zyhdi Enuz.
Procesi i bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike në një treg të vetëm evropian të energjisë elektrike është një mjet i fuqishëm për përmirësimin e likuiditetit të tregut, sigurimin e stabilitetit të rrjetit, integrimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, rritjen e transparencës dhe konkurrencës, dhe nga të gjitha këto do të përfitojnë edhe konsumatorët dhe korporata elektroenergjetike dhe të gjithë pjesëmarrësit e tregut, pasi që po krijohet një treg më dinamik dhe efikas i energjisë elektrike, shtoi ai.
Shkrirja në një treg të vetëm të energjisë elektrike prezanton një epokë të re të bashkëpunimit energjetik, e cila premton avantazhe të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë në drejtim të përmirësimit të sigurisë energjetike dhe integrimit të burimeve të reja të energjisë, dhe konsumatorët do të marrin çmime konkurruese dhe më të ulëta të energjisë elektrike.
.