Projekti Digital Highway bashkoi në një vend të gjithë operatorët e sistemit elektotransmetues nga Ballkani. Në takimin i cili u mbajt në Prishtinë të Kosovës u disktua për shkallën e implementimit dhe mundësitë e shumta që ofron ki projekt në drejtim të lidhjes më të mirë të vendeve të Ballkanit Perendimor në nivel nacional dhe rajonal. Ndër përfitimet komerciale dhe sociale të mundësuara nga Balkan Digital Highway është sigurisht rritja e aksesit në internet për të gjithë qytetarët nëpërmjet krijimit të një infrastrukture rajonale për një internet më të gjërë përmes rrjeteve transmetuese të operatorëve shtetëror transmetues.
Balkan Digital Highway, si projet me mbështetje nga Banka Botërore, si dhe i finansuar nga WBIF, pritet të hap rrugën për bashkëpunimin e parë për një lidhje digjitale midis Shqipërisë, Kosovës, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedoisë së Veriut si dhe Malit të Zi.
Në përbërje të delegacionit nga ShA MEPSO, në këtë takim vjetor morrën pjesë kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues si dhe menaxheri i projektit Jasmina Kecap Spasovska