Оператор на електропреносен систем

  • Plani dhjetëvjeçar për zhvillimin e sistemit elektrotransmetues në shqyrtim publik - Planet  kyçe dhe hapat e ardhshëm të ShA MEPSO

Plani dhjetëvjeçar për zhvillimin e sistemit elektrotransmetues në shqyrtim publik - Planet kyçe dhe hapat e ardhshëm të ShA MEPSO

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Përforcimi i rrjetit për integrimin e  BRE-ve përmes ndërtimit të  trafostacioneve  të reja  dhe largpërçuesve; modernizimi dhe digjitalizimi i rrjetit, lidhja me operatorët fqinjë të transmetimit, integrimi në tregun rajonal energjetik  dhe rritja e sigurisë së furnizimit, janë disa nga prioritetet kyçe të Planit për zhvillimin e sistemit elektrotransmetues për periudhën 2025-2035, i cili u prezantua në debatin е sotëm publik.

Përfaqësues të kompanive energjetike, Komisioni Rregullator për Energjetikë, AShAM dhe investitorë privatë diskutuan për drejtimet dhe prioritetet për zhvillimin e rrjetit elektrotransmetues, të cilat kompania i planifikon për të përmbushur nevojat e ekonomisë vendase dhe për të siguruar integrimin e pandërprerë të BRE-ve.

Plani i ri për zhvillim, i përgatitur nga Shërbimi për planifikim strategjik dhe analiza zhvillimore dhe Shërbimi për lidhje  (kyçje), është  mburrje e jona sepse përmban të gjitha planet dhe vizionet tona për të siguruar një sistem elektrotransmetues  të sigurt, të besueshëm dhe modern, deklaroi drejtori gjeneral   Burim Latifi.

Ky Plan për zhvillim vjen në një periudhë me sfida të mëdha në sektorin e energjetikës, në një kohë kur ka një fluks kërkesash për integrimin e BRE-ve. Ky është një dokument që parashikon shumë projekte zhvillimore të cilat duhet të sigurojnë menaxhim të qëndrueshëm të sistemit, përmirësim të shpërndarjes dhe cilësisë së energjisë elektrike, si dhe lidhjen e burimeve të tjera të energjisë, potencoi  kryetari i KRE-së, Marko Bislimovski.

ShA  MEPSO njihet  në rajon si lider në energjetikë, tha përfaqësuesja Valentina Stardelova nga Ministria e Energjetikës. Përveç burimeve të ripërtëritshme të energjisë, në periudhën në vijim ShA  MEPSO do të përballet edhe me sfidat që sjell futja e sistemit të baterive në rrjetin e transmetimit.

Me investime të vazhdueshme në përforcimin, zgjerimin, modernizimin dhe digjitalizimin e rrjetit do të jemi të përgatitur për sfidat që vijnë nga integrimi i BRE-ve dhe menaxhimi i tyre,  deklaroi  Branka Vasić nga Shërbimi i  planifikimit strategjik dhe analizës zhvillimore.

Për realizimin e projekteve të parapara në Planin zhvillimor do të përdoren mjetet  vetanake të ShA  MEPSO dhe mjetet e siguruara  me hua nga   BERZH  dhe grante nga  WBIF (Western Balkan Investment Framework) dhe  CIF (Climate Investment Fund).

© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.