Оператор на електропреносен систем

  • Asambleja  vjetore e aksionarëve të ShA MEPSO

Asambleja vjetore e aksionarëve të ShA MEPSO

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Raporti vjetor financiar, Raporti vjetor i operimit të Sh MEPSO për vitin 2023, si dhe puna e Këshillit  Drejtues dhe Mbikëqyrës të Shoqërisë për vitin 2023, ishin pjesë e pikave që u shqyrtuan në Asamblenë vjetore të aksionarëve. Në Asamble u diskutua edhe për  situatën në Shoqëri  me të cilën  u përball udhëheqësia e re   gusht 2024, si dhe u shpjeguan  hapat që po ndërmerren për konsolidimin e kompanisë, uljen e kostove joproduktive dhe përforcimin e kapaciteteve përmes zbatimit të projekteve zhvillimore.

 Prioriteti ynë kryesor është zhvillimi i rrjetit të transmetimit me investime  në përmirësimin e tij ,duke u fokusuar në kostot produktive. Po punojmë  në disa projekte të rëndësishme  për të rritur kapacitetin  e pranimit të burimeve  të reja energjetike dhe në të njëjtën kohë për t'u ofruar qytetarëve një furnizim të besueshëm dhe të sigurt me energji elektrike. Po fillojmë një cikël të ri modernizimi  dhe përmirësimi  të sistemit elektroenergjetik, potencoi  drejtori gjeneral i ShA MEPSO  Doc. Dr. Burim Latifi.

Informacione më të detajuara u shpallosën për ndërprerjen e Kontratës  për ndërtimin e linjës interkonektive nga Manastiri në Elbasan, duke theksuar se tashmë është duke u zhvilluar një procedurë ritenderimi bazuar në rregullat e BERZH-it si huadhënës i mjeteve  për ndërtimin e këtij projekti kapital.

Drejtori  Doc.Dr. Burim Latifi prezantoi edhe planin për realizimin e projekteve më të rëndësishme gjatë vitit të ardhshëm 2025, siç janë përfundimi i trafostacionit afër Ohrit, rikonstruksioni i  largpërçuesit  110 kV  TS Shkup 4-TS Veles, fuqizimi dhe modernizimi i 110 kV  korridor nga Gostivari përmes Kërçovës dhe Sopotnicës në Manastir, ndërtimi i stacionit të ri të transformatorëve në Miletkovë si dhe instalimi i sistemit të ri SCADA në Qendrën Nacionale të Dispeçimit. Me qëllim të forcimit të kapaciteteve ndërkufitare, planet afatgjata të ShA  MEPSO përfshijnë përmirësimin e interkoneksionit  400 kV Manastir-Lerin, dixhitalizimin e trafostacioneve, maksimizimin e efikasitetit të korridoreve kritike duke futur teknologjinë   Dynamic Line Rating, dhe përparimin në integrimin e tregut të   energjisë elektrike përmes lidhjes së tregut me Greqinë, Shqipërinë dhe Kosovën, duke krijuar një treg të unifikuar rajonal që do të rriste përshtatshmërinë e sistemit elektroenergjetik maqedonas, si dhe mundësinë për integrim shtesë të burimeve të ripërtëritshme  të energjisë.


© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.