horizon.jpg

Horizont 2020 është programi më i madh  deri më tani për hulumtim dhe inovacion i Bashkimit Evropian me fonde të disponueshme në vlerë prej gati 80 miliardë eurosh për një periudhë 7 vjeçare (2014 -  2020) me ç'rast pritet të tërheqë investime shtesë private. Programi premton shumë arritje, zbulime dhe ide të shkëlqyera, të reja nga laboratori dhe zbatimin e tyre në treg. Programi është  mjet për nxitjen e  rritjes së  ekonomisë dhe krijimin e vendeve të punës, me mbështetjen politike të udhëheqësve evropianë dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Horizont 2020 kontribuon në bashkimin e hulumtimit dhe inovacionit duke u përqëndruar në hulumtimin shkencor, udhëheqjen industriale dhe trajtimin e sfidave shoqërore. Qëllimi i këtij programi evropian është të ndihmojë në heqjen e pengesave në inovacion dhe të lehtësojë bashkëpunimin midis sektorit publik dhe privat në ofrimin e inovacionit, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e shkencës botërore.

Programi është i karakterit të hapur dhe ofron strukturë të thjeshtë që shkurton procedurën burokratike dhe kohën e nevojshme që pjesëmarrësit të përqendrohen në më të rëndësishmen . Kjo qasje siguron fillim të shpejtë të projekteve të reja dhe rezultate më të shpejta.

crossbow.png
CROSSBOW (CROSS Border management of variable renewable energies and storage units enabling a transnational Wholesale market) është projekt për menaxhimin e flukseve ndërkufitare të energjisë, në mënyrë që të zhvillohet një treg ndërnacional i energjisë elektrike.

Qëllimet kryesore të projektit janë:

  • Menaxhim më adekuat me flukset ndërkufitare të energjisë.
  • Zbatimi i ruajtjes së energjisë për sigurimin e shërbimeve të sistemit.
  • Përmirësimi i zbatimit të pajisjeve të telekomunikacionit dhe informacionit për vëzhgimin e sistemit dhe profilizimin e ngarkesës në nivelin e shpërndarjes.
  • Zhvillimi i tregjeve ndërnacionale të energjisë elektrike duke integruar burimet e rinovueshme të energjisë elektrike, BREE.

Projekti financohet nga Fondi i zhvillimit i Komisionit Evropian Horizont 2020.

Partnerët në konsorcium të projektit CROSSBOW janë 24 kompani nga 13 shtete . Në konsorcium marrin pjesë të gjithë operatorët e sistemit të transmetimit nga rajoni i EJL.

Nga Maqedonia e Veriut, përveç MEPSO-s, marrin pjesë ESM dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (FEEIT).

    

trinity.png

TRINITY  (Transmission system enhancement of regIoNal borders by means of IntellIgenT market technology) është projekt për zhvillimin e zgjidhjeve për  përmirësimin e bashkëpunimit të  operatorëve të sistemit të transmetimit në Ballkan dhe për të mbështetur integrimin e tregjeve të energjisë elektrike, duke promovuar depërtim më të lartë të energjisë së pastër.

Qëllimet kryesore të projektit janë :

 

  • Mekanizmat e rinj koordinues për llogaritjen e konsumit dhe shkëmbimin e energjisë elektrike
  • Shfrytëzim i avancuar i burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
  • Lidhja e tregjeve të energjisë elektrike.

 

Produktet e projektit janë:

  • T-MARKET COUPLING FRAMEWORK - mjet për avancimin dhe integrimin e tregut të energjisë elektrike në EJL.
  • T-SENTINEL TOOLSET - menaxhim rajonal i sistemit për  funksionim të sigurt dhe të besueshëm.
  • T-RES CONTROL CENTER - Qendra e optimizimit dhe menaxhimit të BRE-ve në nivel rajonal.
  • T-COORDINATION PLATFORM - - platformë informative për komunikim midis operatorëve të sistemit të transmetimit / prodhuesve nga BRE / qendrat rajonale të sigurisë.

Projekti financohet nga Fondi i Zhvillimit i Komisionit Evropian

Horizont 2020. Partnerë në konsorciumin e projektit TRINITY janë 19 kompani. Në konsorcium marrin pjesë të gjithë operatorët e sistemit të transmetimit nga rajoni i EJL. Nga Maqedonia e Veriut, përveç MEPSO-s, merr pjesë edhe Fakulteti Teknik nga Manastiri.

    


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.