• Kumtesë publike
  • Kumtesë publike

Kumtesë publike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Pas ndërprerjes në rrjetin e tensionit që ka ndodhur më 13 shkurt (e diel) në ora 17.20, ShA  MEPSO njofton se është formuar grupi punues i përbërë nga ekspertë të punësuar nga kompania me detyrë të vetme për të përcaktuar shkaqet e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike për shkak të cilit disa komuna të Shkupit, një pjesë e Velesit dhe Ovçepoliesë ngelën pa furnizim me energji elektrike ​​për 40 minuta.

Me këtë rast dëshirojmë të japim disa detaje teknike rreth ekcesit të ndodhur,  për të patur një pasqyrë më të qartë se si ka ndodhur defekti në Bunarxhik, i cili më pas është transferuar edhe në trafostacionin  në Pinti.

 Siç informuam të dielën, ndërprerja e  furnizimit  me rrymë elektrike në pjesën më të madhe të qytetit të Shkupit erdhi si pasojë e shkyçjes së dy transformatorëve në trafostacionin  “Shkupi 4”, si pasojë e një defekti të shfaqur në zinxhirin izolues të 110 kV largpërçues i cili  furnizon trafostacionin "Bunarxhik" përmes stacionit të transformatorit "Shkupi 4". Me këtë rast sqarojmë se në kushte normale kur ndodh një defekt i largpërçuesit , për të izoluar gabimin, mbrojtja dhe çelësi fikin largpërçuesin në të cilën shfaqet  defekti, duke lënë pa energji vetëm konsumatorët e lidhur me trafostacionin i cili furnizohet  nga largpërçues direkt.

Të dielën, në momentin e defektit, për shkak të një gabimi në qarqet dytësore për furnizim me energji elektrike të pajisjeve në TS “Shkupi 4”, ka ndodhur jo selektiviteti dhe për vetëm 0,9 sekonda  mbrojtjet e sistemit në trafostacionet përreth kanë punuar në 110. kV nivel  tensioni dhe për 2.5 sekonda u aktivizuan mbrojtjet e transformatorëve 400/110 kV në TS "Shkupi 4". Në këtë mënyrë urdhërohen  ndërprerësit që të fiken dy transformatorët energjetik 400/110 kV, të cilët furnizojnë pjesën më të madhe të Shkupit dhe rrethinës. Në përputhje me procedurën në rast të avarive, ekipet kujdestare të  ShA MEPSO menjëherë kanë kryer kontrolle dhe inspektime në TS “Shkupi 4”, dhe në koordinim me Qendrën Dispeçere Nacionale të ShA  MEPSO kanë filluar procedurën për bashkëngjitjen  e elementeve të rrjetit. Me punë të palodhur ata kanë arritur që brenda një ore të vendosin situatën nën kontroll  dhe të normalizojnë furnizimin me energji elektrike të qytetit dhe rrethinës.

Paralelisht me aktivitetet që janë kryer në TS “Shkupi 4”, ekipet e largpërçuesve të ShA  MEPSO deri në orët e vona të natës kanë punuar në heqjen e defektit të largpërçuesit  145/1 TS Shkup 4-TS Bunarxhik, me qëllim që banorët e Bunarxhikut dhe zona industriale të furnizohen me energji elektrike. Në ora 03:35, larpërçuesi  145/1 nga TS Shkupi 4 deri në TS Bunarxhik është riparuar dhe ndezur nën tension, me çka është normalizuar furnizimi me energji elektrike i TS Bunarxhik.

Ajo që duam të theksojmë me këtë rast është se probleme teknike të rrjetit elektrik të çdo lloji mund të ndodhin kudo dhe në çdo pjesë të ditës dhe më e rëndësishmja në momente të tilla është stabilizimi sa më i shpejtë i sistemit, që qytetarët dhe ekonomia të furnizohet me energji elektrike. Grupi i punës punon intensivisht në terren dhe menjëherë pas marrjes së informacionit paraprak do ta ndajmë me publikun.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.