Kumtesë publike

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Ekcesi në largpërçuesin TS Shkupi 4 - TS Bunarxhik dhe zjarri në afërsi të trafostacionit, kanë qenë shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në pjesën më të madhe të Shkupit, një pjesë të Velesit dhe Ovçe Polës.Këta dy faktorë kushtëzuan çrregullimin e të dy 400/ 110 kV transformatorëve , e me këtë rast edhe ekcesin e trafostacionit Shkupi 4 në lagjen Pintija.

Dispeçerët e ShA MEPSO, brenda një kohe shumë të shkurtër, kanë vendosur tension në shumicën e vendbanimeve me ç’rast normalizohet furnizimi me energji elektrike. Defektet janë të izoluara dhe po punohet në eliminimin e tyre.Me këtë rast ShA  MEPSO njofton qytetarët se edhe gjatë natës së sondshme  janë të mundshme ndërprerje afatshkurtra në furnizimin me energji elektrike, por vetëm për të krijuar kushte që ekipet tona të ekspertëve të eliminojnë defektet e mbetura.


© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.