• Filloi realizimi i interkonjeksionit 400 kV Manastir - Elbasan - Vendosja e gurthemelit të 400/110 kV TS Ohër

Filloi realizimi i interkonjeksionit 400 kV Manastir - Elbasan - Vendosja e gurthemelit të 400/110 kV TS Ohër

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
“Po vendosim gurthemelin e projektit më të madh dhe njërin prej më të rëndësishmëve në historinë e ShA MEPSO dhe më gjerë. Unë do ta quaja Via Egnatia Energia”, me këto fjalë Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO, Kushtrim Ramadani shënoi fillimin e ndërtimit të trafostacionit të ri Ohër 400/110 kV, i cili me hyrje dhe dalje do të lidhet me linjën e re të interkonjeksionit 400 kV Manastir – Elbasan. Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti kapital për vendin dhe rajonin, Ramadani tha se me zbatimin i këtij projekti infrastrukturor kapital përfundon lidhja e energjisë elektrike me të gjithë fqinjët tanë.

“Ne sot hapim dyert për lidhjen lindje-perëndim e cila është synim i yni strategjik. Kjo do të na mundësojë jo vetëm siguri më të madhe, stabilitet, dhe qëndrueshmëri të sistemit tonë elektroenergjetik, por edhe qasje në të gjitha iniciativat rajonale të këmbimit të energjisë së tregjeve të shërbimeve balancuese e sistemore”, tha Ramadani para mysafirëve të shumtë.

Duke shprehur mbështetje të fortë për përpjekjet e ShA MEPSO për modernizimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike dhe realizimin e projekteve infrastrukturore kapitale për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të rrjetit të transmetimit, Kryeministri Zoran Zaev tha:
“Investimi për këtë projekt ka një rëndësi të madhe rajonale dhe arrin në 50 milionë euro. Bëhet fjalë për investimin më të madh në rrjetin e elektroenergjisë transmetuese, i cili sipas dinamikës së parashikuar pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut investon në gjëra moderne dhe të qëndrueshme që janë të një rëndësie të madhe për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë. Pikërisht investimet në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike janë një nga prioritetet tona. Ne po ndërtojmë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe lidhemi me qëllim të vetëm, prosperitetin më të madh ekonomik dhe një standard më të lartë.”

“Fillimi i punimeve për lidhjen e energjisë elektrike të R. Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë tregojnë se edhe në një krizë pandemike dhe ekonomike, Qeveria dhe ShA MEPSO nuk pushojnë së investuari në infrastrukturë, veçanërisht në fushën e energjisë dhe sigurimin e stabilitetit energjetik”, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Sipas tij, rëndësia dhe nevoja për bashkëpunim rajonal janë pjesë e prioriteteve në Strategjinë e energjisë e cila përcakton masa dhe projekte konkrete në drejtim të lidhjes ndërkufitare. “Ky investim i rëndësishëm do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe do të ofrojë mbështetje shtesë për tregtarët me energji elektrike për arritjen e çmimeve konkurruese", theksoi Bekteshi.

Zëvendësministri i Shqipërisë për Energji dhe Infrastrukturë, Ilir Bejta thotë se ky projekt kapital hap mundësi për investime të reja. “Për mua është një nder i madh sot këtu të jem pjesë e kësaj ngjarje, të një lidhje të re shumë të rëndësishme, të një autostrade të energjisë do të thoja të dy vendeve me rrjetin 400 kV, i cili besoj që do të sjellë ndryshim shumë të rëndësishëm pozitiv në ekonomitë e dy vendeve”.

Projekti për lidhjen interkonjektive të R. Maqedonisë së Veriut dhe dhe R. Shqipërisë është një investim me vlerë 50 milionë euro, i cili financohet me një grant prej 12 milionë eurosh nga WBIF, 37 milionë euro nga BERZH dhe fondet e veta të AD MEPSO. Projekti përfshin disa komponentë, ndër të cilët më të rëndësishmit janë largpërçuesi 400 kV nga trafostacioni Manastir 2 deri në kufij të Shqipërisë dhe trafostacioni Ohër i cili do të ketë hyrje dhe dalje 400 kV, dhe tre dalje 110 kV në drejtim Ohër, Strugë dhe Resnjë. Kontrata e ndërtimit u nënshkrua në janar të vitit 2020 me kompaninë kroate “Konçar”, e cila u zgjodh në tender ndërkombëtar. “Përkundër kushteve të vështira të shkaktuara nga pandemia, ne arritëm ta fillojmë këtë projekt të madh me vetëm disa javë vonesë dhe jemi të bindur se do ta përfundojmë në kohë”, theksoi drejtori gjeneral i ShA MEPSO, Kushtrim Ramadani.

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.