ShA MEPSO merr pjesë në forumin e biznesit maqedonas-rumun i cili u mbajt më 30 qershor 2021 në Shkup.
Qëllimi i forumit ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, për të mundësuar krijimin e rrjeteve të përfaqësuesve të shoqërive nga Rumania dhe Maqedonia e Veriut dhe për të promovuar klimën e biznesit për investime në vendin tonë për investitorët e mundshëm - shoqëri biznesi nga Rumania. Brenda forumit, për të intensifikuar bashkëpunimin në nivelin e komunitetit të biznesit dhe shkëmbimin e përvojave pozitive, shefi i kabinetit z. Imer Dalipi dhe këshilltari z. Sali Ramadani patën takime bilaterale me përfaqësues të dy kompanive rumune nga sektori i energjetikës (Electroalfa Internacional SA Botosani I Transelectrica).
Forumi u organizua nga Oda Ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.