Përfundon modernizimi i fushës 110 kV në trafostacionin 400/110 kV Manastir 2. Projektet për ndërrimin e pajisjeve të tensionit të lartë janë në fazën përfundimtare, me ç’rast pas më shumë se 40 vitesh ndërrohen ndërprerësit e vjetër në 110 kV nivel tensioni dhe u vendosen 67 separatorë të rinj në 400 kV nivel tensioni, 114 izolatorë dhe 75 transformatorë të rinj matës në 110 kV nivel tensioni.
Me këtë proces të modernizimit të pajisjeve në këtë trafostacion në të cilin janë investuar 4.2 milionë euro, po rrisim besueshmërinë në menaxhimin e sistemit elektroenergjetik për një afat të gjatë sepse po instalojmë pajisje të reja dhe mjaft të besueshme në impiantin në të cilin energji elektrike përcjell prodhuesi ynë më i madh KME Manastir. Projekti përfundon javën e ardhshme kur do të aktivizohet fusha e fundit nën tension.
Me modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit elektroenergjetik, jo vetëm rritet siguria e furnizimit me energji elektrike, por do të minimizohen rreziqet e ndërprerjeve apo defekteve, gjë që do të ulë ndjeshëm kostot e kompanisë për mirëmbajtjen e këtij trafostacioni.
TS "Manastir 2" ka një rëndësi të veçantë sistematike sepse termocentrali KME Manastir është i lidhur me këtë nyje energjetike dhe në të njëjtën kohë, në këtë trafostacion hyn një ka dy largpërçuesit prej 400 kilovolt me të cilin sistemi ynë nacional elektrotransmetues është i lidhur me sistemin elektroenergjetik fqinj të Republikës së Greqisë dhe pika fillestare është për largpërçuesin 400 kV drejt Republikës së Shqipërisë dhe nga këtu me një largpërçues prej 400 kV ky stacion lidhet me TS Dubrovë.