Politika jonë për zhvillim dhe investime për të arritur vizionin tonë për transmetimin në kohë dhe stabil të energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë, si dhe menaxhimin e sistemit të besueshëm dhe të qëndrueshëm të energjisë elektrike, pësoi ndryshime të mëdha në vitin 2022, krahasuar me vitin e kaluar.
Veprimtaria familjare dhe e përgjegjshme së bashku me politikën e kursimeve kanë kontribuar që përqindja e realizimit të investimeve të planifikuara vetëm për gjashtëmujorin e parë të këtij viti të jetë më e lartë se e gjithë vitit 2021.
Planifikimi strategjik dhe menaxhimi i investimeve në rrjetin elektroenergjetik do të vazhdojë me ritme edhe më të forta në periudhën e ardhshme, me qëllim të vetëm përmirësimin e besueshmërisë dhe funksionimin e sistemit elektroenergjetik.