• Pritshmëritë për lidhjen e  Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) me rrjetin e transmetimit të tejkaluara për tri here

Pritshmëritë për lidhjen e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) me rrjetin e transmetimit të tejkaluara për tri here

Vleresimi aktual: 5 / 5

Yje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktiveYje aktive
 
ShA MEPSO evidenton  një trend në rritje të kërkesave për lidhjen e burimeve të  ripërtëritshme të energjisë me rrjetin elektroenergjetik transmetues. Skenari "I gjelbër" i Strategjisë Nacionale  për zhvillimin e energjetikës  parashikon integrimin  e 750 MW prej  mullinjëve  me erë dhe 1350 MW prej  fotovoltaikëve dhe ate deri më vitin 2040, kurse  interesi për BRE tashmë është tejkaluar dy ose tre herë,theksoi në Forumin energjetik FEM 2021  Drejtori Gjeneral i ShA MEPSO,z.Kushtrim Ramadani.

 “Integrimi i BRE -ve si pjesë kyçe e planit të transformimit energjetik është një sfidë e jashtëzakonshme  për operatorët e sistemit të transmetimit. ShA MEPSO ka dy detyra të rëndësishme për të përmbushur; s’ pari  të krijojmë  kushte për të mundësuar që burimet e ripërtëritshme  të  energjisë  të lidhen në  rrjetin e transmetimit dhe s’ dyti,  të menaxhojmë  energjinë e prodhuar. Deri më tani,  kemi marrë kërkesa për të bërë  lidhjen  me rrjetin prej 2000 MW për termocentralet me erë  dhe mbi 1000 MW për fotovoltaikët’’,potencoi z.Ramadani.

Në mes tjerash z.Ramadani theksoi se për integrim efikas të BRE-ve  i cili do të shpie deri te tranzicioni i energjisë së gjelbër nevojiten: “ investime në rrjetin elektrotransmetues, rritje  të  kapacitetit dhe efikasitetit të  tij  me përdorimin e teknologjive të zgjuara, rregulla të rrepta për balancim por edhe forcim të  bashkëpunimit rajonal , platforma balancuese dhe futja të sistemeve të ruajtjes së energjisë’’

Strategjia e zhvillimit të energjetikës e cila u miratua në  vitin 2019 për të zvogëluar konsumin e energjisë për 27% dhe për të rritur  pjesmarrjen e BRE-ve prej 18% në 45%.Kjo edhe ishte tema kryesore e forumit ,se si të vazhdohet me  transformimin e  energjisë në energji të gjelbër,si të arrihet deri te investimet dhe si të përballemi  me çmimet e larta nga aspekti social,qoftë nga taksa e qymryt apo nga energjia elektrike e marrrë nga BRE-të.

"Tranzicioni i gjelbër nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk është i drejtë, domethënë nëse i gjithë procesi nuk merr parasysh dimensionin njerëzor, si dhe aspektet ekonomike dhe sociale," theksoi Kryeministri Zoran Zaev, duke shtuar se "Kapaciteti i përgjithshëm i termocentraleve fotovoltaike të projektuara deri tani   që po ndërtohen ose do të ndërtohen është 1.500 megavat,kurse  i  termocentraleve me erë është  550 megavat."

"Maqedonia e Veriut është vendi i parë që përpiloi  një Plan nacional  të energjisë dhe klimës që përfshin dekarbonizimin, efikasitetin e energjisë, sigurinë e furnizimit me energji, tregun e brendshëm të energjisë dhe hulumtimin, inovacionin dhe konkurrencën, i cili do të miratohet në tetor të këtij viti" ,deklaroi para të pranishmëve Ministri i Ekonomisë z.Kreshnik Bekteshi.

Në procesin e tranzicionit  në energjinë e gjelbër, ndimë ofruan edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës." Gjendemi këtu për të ndihmuar vendet në këtë rajon të ndihen të sigurta energjikisht në rrugën e tyre drejt transformimit .Po flas për Greqinë,Bullgarinë,Maqedononë e Veriut dhe Sërbinë.Qeveritë në Ballkan po shpallin plane për financimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe investime shtesë në kapacitetet bartëse.Do të ju mbështesim në realizimin e tyre" tha ambasadorja Brnz.

Lufta kundër ndryshimit klimatik duhet të jetë e përbashkët,tha ambasadori i BE-së Dejvid Gir,kurse Maqedonia e Veriut është e para që filloi me procesin e zëvednësimit të minierave me energji diellore.Z.Gir poashtu theksoi se: "Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për  miratimin e  programit  pesëvjeçar të zhvillimit energjetik  dhe  planit integrues   të energjisë që synon zvogëlimin e emetimit  të karbonit, si dhe masa për zbatimin e Marrëveshjes së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor".

© 2024 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.