Komuna e Dibrës sot u dha mirënjohje publike anëtarëve të ekipit ndërhyrës të linjës së transmetimit të ShA MEPSO për veprimin e lartë profesional dhe sakrificën e tyre për të siguruar furnizimin me energji elektrike për qytetin e Dibrës dhe vendbanimet përreth. Dymbëdhjetë punëtorë të linjës në operacionin e vazhdueshëm 16 orësh, i cili filloi rreth mesditës së 10 janarit dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit më 11 janar, punuan pandërprerë dhe në një terren pyjor jashtzakonisht të vështirë i gërshetuar me një acar të madhë, dhe me ç'rast pas një përpjekje të madhe ia arritën të largonin defektet që në linjën e transmetimit 110 kV TS "Vrutok" - TS "Shpilje" shkaktoi stuhia e fortë që preku atë zonë.
Mirënjohjen në emër të qytetarëve të Komunës së Dibrës punonjësve të ekipit ndërhyrës ua dorëzoi kryetari i komunës Dr. Hekuran Duka, me ç'rast Janen, Aleksandrin , Vançon, Sveton, Jovanin, Goranin, Vidanin, Jenuzin , Ljupçon, Xhelalin, Zlatkon, Aleksandrin i quajti ,,heronjtë tanë ". Në emër të MEPSO-s, Drejtori Gjeneral z.Kushtrim Ramadani pranoi mirënjohjen , duke theksuar se është krenar për punonjësit e Shërbimit të Mirëmbajtjes së Linjës së Transmetimit të cilët treguan sakrificë dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe shembull e motivim për të gjithë punonjësit në kompani.
Urime kolegëve me të cilët krenohet kolektivi ynë!
Heronjtë e MEPSO-s
- Visite: 1785