Оператор на електропреносен систем

  • Përparim në infrastrukturën energjetike dhe IT në TS Dubrovë

Përparim në infrastrukturën energjetike dhe IT në TS Dubrovë

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Ekipi drejtues i SHA MEPSO-së, i udhëhequr nga drejtori gjeneral, Prof. Dr. Burim Ljatifi, sot ishte në një vizitë pune në TS Dubrovë, ku janë në zhvillim përgatitje intensive për mbërritjen dhe instalimin e transformatorit të servisuar 400/110 kV, i cili do të luajë një rol të rëndësishëm në funksionimin e qëndrueshëm të këtij stacioni transformatorik. Gjatë vizitës u bë një vlerësim i progresit të aktiviteteve në terren, koordinimi i ekipeve teknike dhe dinamika me të cilën po realizohet projekti. Ky proces është pjesë e strategjisë më të gjerë për forcimin dhe modernizimin e kapaciteteve energjetike të rrjetit të transmetimit dhe sigurimin e parakushteve të qëndrueshme për zbatimin e mëtejshëm me sukses të projekteve.

Paralelisht me këtë, në këtë stacion transformatorik po punohet intensivisht në Qendrën e Re për Rimëkëmbjen e të Dhënave (Data Disaster Recovery Center), një projekt strategjik me të cilin kompania rrit nivelin e sigurisë digjitale, efikasitetit dhe stabilitetit të sistemit të transmetimit dhe forcon drejtpërdrejt qëndrueshmërinë e infrastrukturës kombëtare të energjisë.

Me një vizion të qartë, përkushtim profesional dhe investime të vazhdueshme në infrastrukturën energjetike, SHA MEPSO vazhdon të ndërtojë një sistem të përgatitur për sfidat dhe nevojat teknologjike dhe energjetike të ardhshme në vend.


© 2025 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.