• TS Dubrovë tashmë në pronësi të SHA MEPSO
  • TS Dubrovë tashmë në pronësi të SHA MEPSO
  • TS Dubrovë tashmë në pronësi të SHA MEPSO
  • TS Dubrovë tashmë në pronësi të SHA MEPSO

TS Dubrovë tashmë në pronësi të SHA MEPSO

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 

Pas gati pesë dekadash, është zgjidhur problemi shumëvjeçar pronësor-juridik i një prej pikave kyçe të rrjetit transmetues maqedonas. Nënstacioni 400/110 kV Dubrovë, i ndërtuar në vitin 1977, më në fund është regjistruar si pronë e SHA MEPSO, në pronësi shtetërore.

Rregullimi i statusit pronësor të TS Dubrovë për SHA MEPSO përbën një hap të rëndësishëm, pasi krijon bazë të qartë ligjore për planifikimin dhe realizimin e investimeve të ardhshme në rrjetin transmetues, për rikonstruktimin, mirëmbajtjen dhe modernizimin e objektit dhe pajisjeve në të. Njëkohësisht, kjo paraqet edhe detyrim për të përmirësuar infrastrukturën që kemi trashëguar dhe për të krijuar një sistem transmetues të sigurt dhe modern për nevojat e shtetit dhe ekonomisë.

TS Dubrovë është një nga nyjet kryesore 400 kV të sistemit elektrotransmetues të Maqedonisë së Veriut. Përmes saj, vendi është i lidhur në mënyrë interkonektive me Greqinë, ndërsa përmes TS Shtip është i lidhur edhe me Bullgarinë. Në nivelin 400 kV, TS Dubrovë është e lidhur me TS Bitola 2 dhe TS Shkup 4, ndërsa në nivelin 110 kV ka një rol të rëndësishëm në furnizimin e konsumatorëve dhe në lidhjen e objekteve energjetike dhe industriale në rajon.

Në TS Dubrovë tashmë po realizohen investime të rëndësishme në modernizimin e pajisjeve, ndërsa rikonstruktimi i ndërtesës së komandimit është pjesë e një projekti që përfshin rikonstruktimin e tri nënstacioneve transformuese 400/110 kV dhe pesë nënstacioneve 110 kV në mbarë vendin, të gjitha të ndërtuara në vitet ’70 të shekullit të kaluar. Qëllimi është përmirësimi i efikasitetit energjetik, modernizimi i objekteve, krijimi i kushteve më të mira të punës për punonjësit, si dhe përmirësimin e qasjes dhe kushteve të përdorimit të objektit për të gjithë personat.

Zgjidhja e problemit pronësor-juridik të TS Dubrovë është rezultat i punës së koordinuar të SHA MEPSO, Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale dhe institucioneve kompetente, në kuadër të aktiviteteve për rregullimin sistematik të statusit pronësor-juridik të objekteve elektroenergjetike.

SHA MEPSO vazhdon me aktivitetet për rregullimin e statusit pronësor-juridik edhe të objekteve të tjera të rrjetit transmetues, me qëllim krijimin e kushteve për investime të reja dhe rritjen e mëtejshme të sigurisë, besueshmërisë dhe stabilitetit të sistemit elektroenergjetik.


© 2026 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.