• MEPSO është operatori i parë nga Ballkani Perëndimor që i bashkohet SELENE
  • MEPSO është operatori i parë nga Ballkani Perëndimor që i bashkohet SELENE

MEPSO është operatori i parë nga Ballkani Perëndimor që i bashkohet SELENE

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
ShA MEPSO realizoi një hap të rëndësishëm ndërkombëtar duke u bërë operatori i parë i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike nga Ballkani Perëndimor që i bashkohet Qendrës Rajonale të Koordinimit SELENE.
Kjo arritje u theksua gjatë pjesëmarrjes së MEPSO-s në punëtorinë “SEE CCR TSOs Integration & Security Coordination Workshop”, e cila u mbajt më 17 dhe 18 qershor 2026 në Selanik. Ngjarja mblodhi operatorët e sistemeve të transmetimit nga Evropa Juglindore me qëllim të avancimit të sigurisë operative përmes koordinimit rajonal të operimit dhe menaxhimit të rrjetit     të nderlidhur të transmetimit.
Ekipi i MEPSO-s në këtë aktivitet u udhëhoq nga drejtori gjeneral, z. Burim Latifi, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë strategjike të pjesëmarrjes dhe përkushtimin e kompanisë për të marrë pjesë aktive në proceset evropiane të tranzicionit energjetik.
Punëtoria trajtoi tema kyçe që lidhen me integrimin e operatorëve në SELENE CC, përparimin teknik, si dhe verifikimin e përputhshmërisë me legjislacionin evropian. Gjithashtu u prezantuan rezultatet e testimit të metodologjive të përmirësuara të sigurisë për rajonin e zgjeruar të rrjetit (CCC Interim Solution). Operatorët analizuan gjetjet kryesore, hapat e ardhshëm dhe propozimet për përmirësimin e proceseve të përbashkëta.
Në kuadër të diskutimeve u theksua progresi i MEPSO-s në procesin e transpozimit të rregulloreve evropiane, riorganizimit të brendshëm dhe transformimit digjital, në funksion të anëtarësimit të saj në SELENE, i cili konsiderohet një pikë e rëndësishme kthese për rajonin. MEPSO ka integruar në operimet e saj mjete të avancuara evropiane për modelim dhe analizë, të cilat do të kontribuojnë në planifikim më efikas të rrjetit të transmetimit, integrim më të mirë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe koordinim më të madh rajonal.
Me këtë arritje, MEPSO forcon pozicionin e saj si një operator modern dhe proaktiv, i përkushtuar ndaj zhvillimit të sigurt, të qëndrueshëm dhe afatgjatë të sistemit elektroenergjetik, si dhe ndaj avancimit të bashkëpunimit rajonal dhe evropian.

© 2026 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.