• Mbërriti transformatori i ri 400/110 kV në TS Dubrovë, një investim strategjik për  tejkalimin  e sfidave në sistemin e transmetimit

Mbërriti transformatori i ri 400/110 kV në TS Dubrovë, një investim strategjik për tejkalimin e sfidave në sistemin e transmetimit

Yje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktivYje jo aktiv
 
Sot në TS Dubrovë u  zhvillua me sukses  dorëzimi i  transformatorit të  ri 400/110 kV. Ky projekt kapital është pjesë e programit më të gjerë për modernizimin, përforcimin dhe zhvillimin e infrastrukturës elektroenergjetike të ShA  MEPSO. Pajisja e re do të kontribuojë ndjeshëm në furnizimin më të qëndrueshëm dhe më efikas me energji elektrike për amvisëritë dhe subjektet ekonomike në rajon, duke përmirësuar kushte e tensionit dhe duke rritur besueshmërinë e TS Dubrovë.

Në ditët në vijim do të fillojë procesi i instalimit dhe integrimit të transformatorit në sistem,  me ç’rast po i njëjti do të vihet në funksion.

TS Dubrovë  është një nyjë kyçe energjetike në sistemin elektroenergjetik të Maqedonisë së Veriut, dhe transformatori i ri do të mundësojë funksionimin e pandërprerë të sistemit për 30-40 vitet e ardhshme. Për më tepër, ky investim do të krijojë kushte më të favorshme për integrimin e burimeve të ripërtëritshme  të energjisë (BRE).

Transformatori, është prodhuar nga kompania e njohur Astor nga Turqia, në përputhje me standardet më të larta teknike dhe të sigurisë.

Me instalimin e këtij transformatori, si dhe të transformatorit në TS Manastir 2, ShA  MEPSO përmbyll me sukses dy projekte strategjike që janë të një rëndësie esenciale  për stabilizimin e funksionimit në nivelet 400 kV dhe 110 kV. Këto investime kontribuojnë drejtpërdrejt në minimizimin e rreziqeve nga ndërprerjet dhe defektet, si dhe në rritjen e besueshmërisë së sistemit dhe marrjen e pandërprerë të energjisë elektrike nga konsumatorët.

ShA  MEPSO vazhdon me misionin e saj për të investuar në një infrastrukturë energjetike moderne, të besueshme dhe efikase, si parakusht për furnizim cilësor me energji elektrike dhe krijimin e një klime të favorshme për investime të reja dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

© 2026 MEPSO. Të gjitha të drejtat e rezervuara.