• MEPSO në konferencën për digjitalizim të organizuar nga AmCham
  • MEPSO në konferencën për digjitalizim të organizuar nga AmCham
  • MEPSO në konferencën për digjitalizim të organizuar nga AmCham
  • MEPSO në konferencën për digjitalizim të organizuar nga AmCham

Неактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвезда

Në kuadër të konferencës vjetore për digjitalizim të Odës ekonomike amerikane (AmCham), drejtori gjeneral i MEPSO-s, Doc-Dr. Burim Latifi, mori pjesë në panel-diskutimin dedikuar digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike në sektorin energjetik. Së bashku me ekspertë nga KRE, EVN, Cisco dhe Tessa Group, u trajtuan tema të lidhura me modernizimin e rrjeteve elektroenergjetike, teknologjitë smart-grid, monitorimin e avancuar digjital dhe sfidat që rrjedhin nga rregulloret e reja ligjore. Theks i veçantë u vendos në mbrojtjen e infrastrukturës kritike energjetike, e cila paraqet një nga parakushtet më të rëndësishme për një sistem energjetik të sigurt dhe të qëndrueshëm. Si operator nacional i transmetimit, MEPSO vazhdon të marrë pjesë aktive në proceset e transformimit digjital, duke e shtyrë vendin drejt një pjekurie më të lartë digjitale, sigurie dhe efikasiteti


 

Неактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвездаНеактивна ѕвезда

ShA  MEPSO njofton të gjitha palët e interesuara se Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe  Shërbime të  Ujit (KRrE) ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet në Rregullat për balancimin e sistemit elektroenergjetik.

Rregullat e reja janë publikuar në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 88 të 30 prillit 2025 dhe njëkohësisht  hyn në fuqi.

Qëllimi i ndryshimeve është përmirësimi i sigurisë, transparencës dhe efikasitetit të procesit të balancimit të sistemit elektroenergjetik në përputhje me rregulloret evropiane dhe legjislacionin vendas.

Teksti i rregullave të ndryshuara është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të  ShA  MEPSO dhe mund të shkarkohet në linkun vijues: https://www.mepso.com.mk/docs/pbee/SLUZBEN%20VESNIK%20NA%20RSM%20br.%2088%20od%2030.04.2025.pdf

 


© 2026 МЕПСО. Сите права се задржани.