Dërgo në e-mail

Vizitë pune para vënies në punë të TS "Dubrovo"

Përfundon rivitalizimi i trafostacionit të Dubrovës . Sot,trafostacionin vizituan Drejtoresha Gjenerale e ShA MEPSO, Mr. Eva Shukleva, Drejtori i OST Borko Aleksovski, në njësinë e së cilit zhvillohet projekti për rivitalizimin е TS ,,Dubrovo" dhe Drejtori i Sektorit Financiar Ljupcho Zikov.



Në takim me punonjësit e trafostacionit dhe kontraktorin e projektit, Drejtoresha Shukleva shprehu kënaqësi për punën e bërë sepse pavarësisht situatës me virusin korona, aktivitetet e parapara po kryhen intensivisht, dhe projekti do të përfundojë para afatit,potencoi Shukleva.



"Premtimi për investime në investime kapitale është duke u përmbushur", tha Shukleva, po krijojmë një infrastrukturë cilësore që, nga njëra anë, përmirëson kushtet e punës kurse nga ana tjetër, konkurrenca e ekonomisë maqedonase po rritet ".



Projekti përfshin rivitalizimin e një pjese të pajisjeve parësore dhe sekondare 400 kV dhe 110 kV, shpërndarjen dhe instalimin e sistemit të shpërndarjes AD / DC, pajisjet mbrojtëse dhe sistemet e kontrollit dhe menaxhimit në distancë (SCADA). Trafostacioni "Dubrovo" konsiderohet zemra e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për këtë arsye projekti për rivitalizimin e tij ishte një nga prioritetet.



Dubrovo filloi me punë në vitin 1977, që do të thotë se pajisjet që janë zëvendësuar plotësisht sot, kanë qenë në funksion për më shumë se katër dekada.

Marrëveshja e rivitalizimit u nënshkrua mes Siemens ShPK Beograd dhe kompanisë vendase ,, Siskon Dragisha''. Vlera e projektit është 4 6 milion euro dhe fondet janë siguruar përmes dy burimeve, dy milion euro përmes një granti nga Western Balkans Investments Framework, një kredi prej një milion euro dhe pjesa tjetër janë fondet personale të ShA MEPSO.



Ky trafostacion është nyja e energjisë së 400 kV të sistemit të transmetimit. Përmes saj, vendi ynë ka një ndërlidhje me R.e Greqisë fqinje dhe me R.e Bullgarisë përmes TS Shtip. TS Dubrovo është e lidhur energjetikisht në nivelin 400 kV me TS Manastir 2 dhe TS Shkup 4. Në nivelin 110 kV, fillojnë linjat e transmetimit nga Dubrovo në TEC Negotino, TS "Buchim", TS "Valandovo", TS "Kavadarci", Feni 1 dhe Feni 2 si dhe banorët dhe bizneset nga Negotino dhe rajoni Negotino-Kavadar.