Dërgo në e-mail

Vizitë pune për aktivitete të përfunduara para publikimit provë të 110 kV seksioni Shtip – Neokazi

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, së bashku me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe me Drejtorin Gjeneral të SH.A.MEPSOt Mr. Eva Shukleva, morën pjesë në aktivitetet përfundimtare të linjës transmetuese 110 kV Shtip - Probishtip, me çka vijon lëshimi provë i seksionit që lidhë stacionin e transformatorit Shtip me trafostacionin në zonën industrial ,,Neonakazi’’ në afërsi të Probishtipit.



Në një prononcim për mediat në lidhje me rastin, Kryeministri Spasovski potencoi se me këtë projekt të madhë infrastrukturor të ndërmarrjes aksionare SH.A.MEPSO në pronësi shtetërore përmirësohet furnizimi me energji elektrike në disa qytete në lindje të vendit, dhe gjithashtu siguron furnizim të drejtpërdrejtë dhe cilësor me energji deri te zona industriale "Neokazi" afër Probishtipit.
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se rinovimi dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë në infrastrukturë krijon një klimë më të mirë biznesi dhe rrit potencialin ekonomik si një bazë të rëndësishme për investitorët aktual potencialin në rajon.



Ky modernizim nënkupton krijimin e kushteve afatgjata për të përmirësuar jetën e përgjithshme shoqërore. "Sepse furnizimi i rregullt dhe në kohë me energji elektrike me cilësi të lartë është një parakusht themelor për të gjithë investitorët aktual dhe të ardhshëm për të investuar në vend, të krijojnë vende të reja pune, të rrisin produktin e brendshëm bruto dhe të krijojnë një aktualitet më të mire dhe një të ardhme të prosperuar"- theksoi kryetari I Qeverisë Spasovski.
Për këtë Qeveri, prioritеt është modernizimi dhe rritja e kapacitetit të transmetimit të sistemit elektroenergjetikë pasi që është qarkullimi kryesor i sistemit elektroenergjetikë-gjithashtu potencoi Spasovski.
" Nga rëndësia e sistemit elektroenergjetikë del rëndësia unike strategjike e MEPSO-s si kompani në pronësi shtetërore që administron sistemin elektrotransmetuese që në kohë reale, 24 orë në ditë, kontrollon stabilitetin dhe shkëmbimin e energjisë elektrike me sistemet elektrotransmetuese të të gjitha vendeve fqinje", theksoi Spasovski.
Ai theksoi se për këto arsye, SH.A. MEPSO ka mbështetjen e plotë të Qeverisë për investimet e vazhdueshme në rrjetin e transmisionit dhe për azhurnimin e sistemit.
Investimet aktuale në rrjetin e transmetimit, përfshirë ndërtimin e trafostacioneve të rejа dhe linjave të modernizuara, arrijnë shumën prej 50 milion euro, dhe Qeveria është gjithmonë e gatshme të mbështesë projekte të mira dhe kështu të rrisë mirëqenien ekonomike të popullatës në këtë rajon dhe në të gjithë vendin me ç’rast shprehim qëllimin tonë përfundimtar, "nënvizoi Kryeministri Spasovski.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Sugareski theksoi se investimet në elektroenergjetikë dhe modernizimi i rrjetit të transmetimit kanë një rëndësi të madhe për promovimin e ekonomisë dhe rritjen e ekonomisë, si dhe për çdo amvisëri në vend.
"Sot jemi dëshmitarë të realizimit të suksesshëm të një projekti shumë të rëndësishëm që është vetëm pjesë e ciklit aktual të investimeve dhe përfshin ndërtimin e objekteve të reja dhe modernizimin e trafostacioneve ekzistuese",-informoi ministri Sugareski.
Ai gjithashtu deklaroi se aktualisht janë duke u zhvilluar aktivitete të gjera për modernizimin dhe rivitalizimin e 6 stacioneve të transformatorëve.



"Po ashtu në ndërtim e sipër është edhe ndërtimi i 4 linjave të reja të transmetimit në linjat ekzistuese, nëse marrim parasysh edhe këtë objekt ku jemi sot,bëhet fjalë për ndërtimin e 150 km rrjet të ri transmetimi", tha Ministri Sugareski.
Ai theksoi se ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ky front i investimeve do të shënohet me projektin për ndërtimin e një linje të re transmetimi 400 kV nga TS "Manastir" - TS "Elbasan" dhe projektin për ndërtimin e një stacioni të ri të transformatorëve afër Ohrit.
"Përveç investimeve në elektroenergjetikë , po punojmë me një tempo të shpejtë për të realizuar investime të mëdha kapitale dhe në fushën e infrastrukturës rrugore, komunale dhe hekurudhore, ndërtimi i tubacionit kryesor të gazit është intensiv. Këto janë investimet më të mëdha në infrastrukturë deri më tani, me vlerë mbi 1 miliardë euro ", tha ministri Sugareski, duke shtuar se e gjithë kjo nënkupton rritje në ndërtim, punë të reja, kushte më të mira pune për kompanitë, stimulim të ekonomisë dhe një cilësi më të mirë të jetës.