Dërgo në e-mail

MEMO u bë anëtare e shoqatës evropiane të berzave për energji elektrike

Operatori nacional në tregun e energjisë elektrike (MEMO) u bë anëtare e shoqatës evropiane ,,Europeks'' (Europex). MEMO u bë anëtarë i 29 që integron interesat dhe përcakton zhvillimin e tregjeve të organizuara të energjisë elektrike dhe gazit natyror në vendet evropiane. Si anëtarë asociativ MEMO ka të drejtë të marrë pjesë në të gjitha grupet punuese të kësaj organizate jofitimprurëse.
Në përputhje me ligjin për energjetikë, MEMO është Operatori që administron tregun e energjisë elektrike. MEMO filloi të funksionojë në 1 tetor të këtij viti dhe është në pronësi të plotë të ShA. MEPSO.
MEMO është aktivë në proceset e integrimit të tregjeve të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor (WB 6) përmes një seri projektesh që çojnë në krijimin e një tregu të organizuar të energjisë elektrike.
Një nga projektet dhe aktivitetet e radhës të MEMO-s është procesi i emërimit të Operatorit të Tregut të Organizuar të energjisë elektrike në lidhje me Komisionin Rregullator të energjetikës dhe shërbimet e ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , pas përfundimit të të cilit pritet që MEMO të marrë autorizim për vënien e bursës për energjinë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të lidhet me bursat e energjisë elektrike në vendet fqinje.