Dërgo në e-mail

Donacion për I.P.SH. Spitali Special për Obsterikë dhe Gjinekologji nga Sh.A. MEPSO dhe Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë

Donacion i tri aparateve të frymëmarrjes për ventilimin neonatal për foshnje, nga gjenerata më e re me vlerë pothuajse 100 mijë euro, mori I.P.SH.Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup. Fondet për pajisjen e repartit të kujdesit neonatal dhe terapisë me pajisje moderne bashkëkohore sigurohen nga dy institucione shtetërore përgjegjëse - Agjencia për Kadastër të Patundshmërisë dhe Sh.A. MEPSO, ndërsa pajisjet janë të parapara si ndimës të frymëmarrjes tek foshnjat e sidomos për foshnjet e lindura parakohe dhe ato ekstrem të lindura para kohe, nën javën e 30 gestative.



- Jam shumë e lumtur që me donacionet e sotme për Departamentin e Kujdesit Intensiv dhe Terapisë , mundësojmë kushte më të mira për mjekim në përputhje me standardet botërore për foshnjat e lindura para kohe të cilët qëndrojnë këtu , me ç ' rast do të u lehtësohet përpjekja për një zhvillim normal e për një jetë më të mirë.Një falemenderim i vecantë për Sh.A. MEPSO dhe për Agjencionin për Kadastër të Patundshmërisë, si dhe për të gjithë ata që morën pjesë në realizimin e donacionit , ju urojmë që përmes rezultateve tuaja pozitive profesionale t'u kthehet e gjithë mirësia dhe humanizmi që treguat për grupin më të ndjeshëm të të porsalindurve, për të cilët përkrahja dhe ndihma janë më se të domosdoshme - theksoi drejtoresha e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrikës Dr. Viktoria Jovanovska. Falë donacioneve të promovuara sot I.P.SH. Spitali Special për Obsterikë dhe Gjinekologji është institut i parë shëndetësor në vend që posedon aparaturë të cilat janë gjenerata e fundit e ventilatorëve të frymëmarrjes të lansuara vetëm dy vjet më parë në të gjithë botën.
- Jemi mirënjohës që patëm rastin të jemi pjesë e këtij donacioni. Për gjatë kësaj periudhe që jam në MEPSO, mendoj se kjo është një nga donacionet më të bukura dhe më humane që kemi bërë. Jemi të vetëdijshëm që Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, si spitali qendror i maternitetit në vend, po përballet me sfida të jetës së përditshmePas rasteve që kemi dëgjuar për numrin në rritje të bebeve të lindura para kohe, është një kënaqësi e madhe të ndihmojmë në kujdesin për ti nxjerë nga gjendja kritike . MEPSO është kompani me përgjegjësi shoqërore që mbështet vazhdimisht projekte me interes public. Pajisjet që ne dhurojmë, respirator për kujdes intensiv dhe terapi është i rëndësishëm për jetë për foshnjat e lindura parakohe dhe të sëmura. Çdo foshnje është fëmija ynë dhe çdo fëmijë është e ardhmja jonë. Me këtë gjest të vogël të kompanisë sonë duam të rrisim shanset e jetës për foshnjat dhe të ndihmojmë sistemin tonë shëndetësor të arrijë standardet evropiane. Shpresojmë që në vitet e ardhshme të jemi bashkëpunëtori juaj - tha Eva Shukleva, Drejtoresha gjenerale e Sh.A.MEPSO.



- Bëhet fjalë për pajisjeve të destinuara për gjeneratat më të reja , faktikisht për fëmijët që luftojnë për jetën me ç'rast u deshirojmë suksese. Ne në të ardhmen si një institucion me përgjegjësi shoqërore do të vazhdojmë të jemi pjesë e këtyre donacioneve humanitare - tha drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërisë Boris Tundzev. Kryeshefja e repartit të kujdesit intensiv dhe terapisë, pediatrja Renata Dimitrioska, tha që me pajisjet e reja të inovuara në dy vitet e fundit rritet numri i foshnjëve të mbijetuara.
- Me sigurimin e tre respiratorë të gjeneratës së fundit të krijuara për të menaxhuar ventilimin e foshnjeve, sigurohet mbështetje e vazhdueshme për një zgjidhje të plotë. Pajisja ofron ventilim të sofistikuar në kombinim me cilësinë dhe besueshmërin. Në një pajisje janë integruar regjime të ndryshme të frymëmarrjes dhe mjete të cilët i japin përparësi kësaj pajisje me ç'rast arrihet qëllimi ynë-shanse më të mëdha për mbijetesë të foshnjave tona. Me këtë rast bëhemi pjesë e reparteve botërore për kujdes intensiv që përdorin teknologjinë e fundit, e cila shënon një epokë të re të frymëmarrjes së asistuar - tha pediatrja Renata Dimitrioska.



Sekretari shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr.Vladimir Milosev shtoi se me donacion prej 100,000 euro rritet kapaciteti i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës me tre aparate të frymëmarrjes.
- Kjo është pajisje speciale që do të shpëtojë shumë jetë fëmijësh. Kemi nderin të falënderojmë në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për pjesëmarrjen në një ngjarje të bukur me ç' rast jemi në rrjedha për përforëcimin e institucioneve shëndetësore me paijsje moderne. Do të doja të falënderoja MEPSO-n dhe Agjencionin për Kadastër të Patundshmërisë për tre aparaturat e frymëmarrjes me ventilim të lartë që do të kontribuojnë në përmirësimin e punës në klinikë. - tha Dr. Milosev.