Dërgo në e-mail

MEPSO akordoi bursa për tre studentë të Fakultetit Teknik të Manastirit

MEPSO ndau bursa për tre studentë të vitit të dytë në drejtimin Sistemet Elektroenergjetike në Fakultetin Teknik në Manastir. Me këtë rast sot në amfiteatrin e Fakultetit Teknik në Manastir, mr.Eva Shukleva, drejtor gjeneral i MEPSO-s ndau bursa studentëve: Nikolina Dimovska, Bojan Stevoski dhe Aleksandar Stojkoski.
Tre përfituesit e bursave nga MEPSO do të marrin nga 60,000 denarë në vit.Brenda katër viteve MEPSO ndau bursa për 9 studentë të drejtimit Sisteme Elektroenergjetike në Fakultetin Teknik në Manastir.



Në fjalimin e saj drejtuar bursistëve ,studentëve dhe përfaqësuesëve të fakultetit Shukleva theksoi:- Dëshira jonë është që në këtë mënyrë sado pak t'u lehtësojmë rrugën drejt njohurive që do t' i aplikoni gjatë karrierës suaj, si dhe nuk do të kërkoni perspektivën jashtë vendit, por do të qëndroni në vendin tonë. Kjo praktikë nuk do të ndalet këtu. MEPSO mbetet partner për investim të përbashkët në arsim dhe staf profesional, inovativ dhe cilësor në fushën e energjetikës. Do të vazhdojmë të investojmë për rininë me anë të bursave për më të mirët. Dekani i Fakultetit Teknik në Manastir, Stojançe Nusev gjithashtu u uroi studentëve:- Këto bursa janë mbështetja më e madhe për ata që na bëjnë të ndjehemi krenarë që janë apo kanë qenë studentë tanë, që janë produkt ynë në tregun e punës dhe kapital njerëzor i shtetit tonë të krijuar në FTM.



Nusev publikisht falëmenderoi MEPSO-n për donacionin për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik prej 10 kW në çatinë e fakultetit, për të cilin është duke u zhvilluar procedura për marrjen e licencave për fillimin e punës dhe shtoi:
- Me ndarjen e bursave si dhe donacionin e lartëpërmendur , MEPSO është patronazhi kryesor i fakultetit tonë, për të cilin shprehim falënderime të veçanta. Shpresoj për bashkëpunime dhe suksese të mëtutjeshme në favor të FTM-s dhe MEPSO-s si dhe për të gjithë vendit . Në emër të studentëve -bursista Aleksandar Stojkoski u drejtua me falimendërime:
- Kjo bursë paraqet një nder dhe detyrim i madh për suksese të mëtutjeshme për për ti pasuruar aftësitë dhe njohuritë për tu bërë një inxhinier i mirë i elektroteknikës. Do të dëshiroja t'u drejtohem nxënësve të shkollave të mesme - student të ardhshëm se inxhinieria dhe posaçërisht elektroinxhinieria është një zgjedhje e mirë si profesion i ardhshëm sidomos në Fakultetin Teknik në Manastir, tha Dimovska.