Dërgo në e-mail

Eva Shukleva mbajti fjalim në samitin ndërkombëtarë për Ballkanin Perëndimor në organizim të “The Economist”

Klima për investime të reja, qofshin ato vendore apo të huaja në vendin tonë është përmirësuar ndjeshëm dhe MEPSO përmes angazhimit për investim në rrjetin elektrotransmetues e përmirëson stabilitetin dhe besueshmërinë në sistem, siguron furnizim të pandërprë dhe në kohë me energji elektrike, që ne fund rezulton si stimul për rritjen ekonomike, potencoi Mr. Eva Shukleva, drejtoreshë gjenerale e MEPSO-s në panel diskutimin me temë “Ballkani si business hub” në kuadër të samitit ndërkombëtar të organizuar nga magazina ekonomike “The Economist”.
Fjalimi I znj. Shukleva ishte në kuadër të diskutimit të fundit në Samitin për Ballkanin Perëndimor të cilin e organizoi magazine prestigjioze “The Economist”, në të cilin pjesmarrësit nga bota e biznesit dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare u munduan të japin udhëzime se si regjioni ynë do të shndërrohej në një “business hub”. Në fakt që të gjithë u pajtuan që e njejta është e arritshme, në qoftë se implementohen reformat kyçe dhe me atë tejkalohen problemet më të mëdha, të cilat janë të përbashkëta për tërë Balkanin Perëndimor.



Drejtoresha gjenerale e MEPSO, Eva Shukleva, potencoi se stabiliteti, rritja dhe prosperiteti mvaren nga investimet si dhe nga fuqia e liderëve politik që vazhdimisht t’i respektojne dhe zbatojnë direktivat dhe parimet evropiane që të mund të bëhemi anëtarë të BE-së.
“Në këtë kontekst flas për MEMO-n, operatorin e tregut te energjisë elektrike, për investimet në vlerë 150 milion euro në të cilat punojmë në mënyrë të përshpejtuar, duke llogaritur këtu edhe interkonekcionin me Shqipërinë, për sfidat që na presin- integrim i përforcuar i burimeve të ripërtrishme të energjise elektrike, por edhe për dukurinë në rritje nga ana e disa përdoruesve që të kyçen drejtpërdrejtë në rrjetin elektrotransmetues. Ndjej kënaqësine të përmend se MEMO – Operatori nacional i tregut me energji elektrike është realitet dhe qysh sot do të fillojë te organizojë dhe menaxhojë tregun e energjisë elektrike në pajtueshmëri me licencën e fituar nga ana e Komisionit Rregullator për Energjetikë” – u shpreh znj. Shukleva dhe shtoi se plani për zhvillim i kompanisë parasheh investime në vlerë 150 milion euro për 10 vitet e ardhshme.
Panelit iu drejtuan edhe Daniela Arsovska- kryetare e Lidhjes se Odave Ekonomike; Atanasios Savakis-kryetar i Federatës së industrive në Greqi; Marko Mantovaneli-përfaqësues i Bankës Botërore për Maqedoni të Veriut dhe Kosovë; si dhe Shtefan Peter-kryetar I Bordit udhëheqës i EVN Maqedoni.
Informacione të mëtutjeshme ne lidhje me temën gjenden në vegëzën në vijim nga raporti i javores ekonomike “Kapital”: https://kapital.mk/samit-za-zapaden-balkan-na-ekonomist-balkanot-kako-biznis-hab/