Dërgo në e-mail

Konferenca Ndërkombëtare : Çfarë ka të re ne tregjet e energjisë elektrike ne vendet e Evropës Juglindore

Parashikimet dhe pritjet për zhvillimin e tregut maqedonas të energjisë elektrike, integrimin e tij në tregun rajonal, tendencat e reja ne Evropën Juglindore dhe përvojat e vendeve të rajonit ne zhvillimin e tregjeve të energjisë elektrike, janë temat e diskutuara sot në konferencën ndërkombëtare me titull: ”Çfarë ka të re në tregjet e energjisë elektrike ne vendet e Evropës Juglindore‘’ ku u shkëmbyen përvoja me më shume se 60 përfaqësues të MEPSO, Operatori Kombëtar i Tregut të energjisë elektrike MEMO, EVN, Komisioni Rregullator i Energjisë ( KRrE ) përfaqësues të shkëmbimeve të energjisë elektike nga Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia përfaqësues të operatorit shqiptar të sistemit të transmetimit të energjisë OST, menaxherë dhe përfaqësues të kompanive të tregtimit dhe furnizimit me energji elektrike nga vendi dhe shtetet fqinje.



Konferenca u hap nga Mr.Eva Shukleva , Drejtoresh Gjenerale në ShA MEPSO e cila ne fjalën e saj përshëndetëse deklaroi:
-Dhjetra furnizes aktiv, pesëdhjetë tregtarë dhe disa qindra pjesëmarrës tani kanë zënë vendin në tregun tonë të energjisë elektrike – kryesisht konsumator. Vitin e kaluar sasia e energjisë elektrike që tregtohej me çmimet e tregut ishte 50 përqind e të gjithë energjisë elektrike që u transmetohej konsumatorëve në sistemin nacional. Me kalimin e viteve ne kemi krijuar një kuant solidar të materialit tregtar, pjesëmarrës me përvojë të tregut dhe tani është koha e duhur për të filluar një treg të organizar me principin ,, Tregtimi nje dite para ‘’ (Day Ahead) .
Anastasia Stefanovska, përfaqësuese e Komisionit Rregullator të Energjisë ( KRrE ) , raportoi për zhvillimet e fundit në Ligjin për Energjetike dhe krijimin e një mjedisi për përfundimin e proceseve të reformës në elektroenergjetikë. Jasmina Trhulj, përfaqësuese e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, organizatë e cila është në mbrojtjen e Komisionit Evropian që koordinon proceset e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, foli për sfidat dhe qëllimin e përbashkët- qasja rajonale për qëllimin e fundit tregun e vetem pan evropian.
Përfaqësuesi i MEMO-s, Denko Rafajlovski prezantoi mbi siuatën në tregun tonë të energjisë elektrike, sfidat që do të vijnë me krijimin e një tregu të organizuar me parimin ,,Tregtimi nje dite para furnizimit me energji elektrike‘’.
Tanja Tevdovska nga MEPSO i informoi pjesëmarrësit për Rregullat e Balancimit që do të hyjnë në fuqi nga fillimi i vitit 2020, i cili prezenton përgjegjësi të balances dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve ne tregun e energjisë elektrike.



Në fjalen e tij, përfaqësuesi i bursës sllovene, Anzhe Predovnik , iu referua fazave që kaluan në zhvillimin e bursës dhe masat që ata aplikuan për të rritur numrin e pjesëmarrësve në mënyrë që të rritet sasia e energjisë elektrike të tregtuar. Ai gjithashtu foli për sfidat e paraqitura nga tregu i vetëm evropian i energjise elektrike dhe proceset e integrimit. Ana Moisiu, përfaqësuese e operatorit shqiptar të sistemit OST, foli për situatën në tregun shqiptar të energjisë. Nikolla Ushinov, përfaqësues i EVN, gjithashtu iu drejtua procesit të liberalizimit të tregut tone përsa i përket operatorit të sistemit të shpërndarjes së Republikës së Maqedonisë Veriore.



Pjesa e fundit e konferencës diskutoi mbi potencialet e tregut maqedonas për atë që tregtarët dhe furnizuesit presin nga lidhja me tregjet fqinje dhe shkëmbyen mendime me përfaqësuesit e MEMO, bursat nga Sllovenia, Bullgaria dhe Greqia , përfaqësues te Sekretariatit te Komunitetit të Energjise, EVN dhe OST. Konferenca u organizua nga agjensia e njohur e lajmeve të energjisë e specializuar në Energetika.NET nga Sllovenia, anëtar i Grupit Montel, shërbimi më i madh Evropian i lajmeve i specializuar në sektorin e energjisë në bashkëpumim me MEMO dhe MEPSO.
Ngjarja u përkrah nga berza sllovene BSP dhe operatori i sistemit të shpërndarjes maqedonase EVN.