Dërgo në e-mail

Vullnetarët e MEPSO pastruan parkingun përballë "Panairit të Shkupit"

Gjashtëdhjetë vullnetarë të MEPSO-s, punonjësit dhe anëtarët e Bordit, pastruan sot parkingun përballë ish-"Panairit të Shkupit" (afër Hotelit Vip).



Në organizimin e këtij eko-aksioni, MEPSO mori mbështetje të konsiderueshme në mjete dhe burime njerëzore nga Komuna Qendër.



Qindra qese mbeturinash u mblodhën në aksionin dy-orësh, vullnetarët e MEPSO pastruan edhe disa puseta për mbledhje të ujrave atmosferik në atë hapsirë të parkingut.



Ky veprim është pjesë e aktiviteteve të përgjegjësisë shoqërore të MEPSO-s që do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me një intensitet të shtuar.