Dërgo në e-mail

Thirrje për dorëzim të ofertave: Lot 1 : Furnizim dhe montim të 400kV LP nga 400/110 kV TS Bitol 2, nëpër 400/110 kV TS Ohër deri në kufirin maqedono/shqiptar

Maqedonia Veriore : MEPSO : Maqedoni-Shqipëri Interkoneksioni Faza 1

Thirrje për dorëzimin e Ofertave – në një fazë


Emri i projektit: MEPSO : Maqedonia Veriore-Shqipëri Interkoneksioni Faza 1
BERZH Identifikimi i projektit : 46274
Vendi : Maqedoni Veriore
Lënda e kontratës: Lot 1: Furnizim dhe montim të 400 kV LP nga 400/110 kV Ts Bitola 2, nëpër 400/110 kV TS Ohër deri në kufirin maqedono/shqipëtar
ECEPP identifikimi i procedures së furnizimit: 7815965
Lloji i furnizimit: Punë
Metoda e furnizimit: Procedurë e hapur në një fazë
Emir i klientit: ShA MEPSO
Sektori: Energjetikë
Lloji i publikimit: Thirrje për dorëzim të ofertave – në një fazë

ShA MEPSO ka për qëllim të shfrytezojë një pjesë të mjeteve nga kreditë dhe grantet e administruara nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (‘’Banka’’) për projektin e mësipërm. Detaje plotësuese rreth financimit të projekit janë më poshtë:
ShA MEPSO, Punëdhënës, ka fituar kredi nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (Banka) dhe grant me mjete të finansuara nga korniza e Investimeve për Ballkanin perëndimorë dhe Luksemburgun për finansim të projektit. Pjesë e ketyre mjeteve do të jenë të drejtuara kah projektimi , furnizimi, montimi, testimi dhe vënia në punë e 400 kV largpërçues nga 400/110 kV TS Bitola 2, nëpër 400/110 kV TS Ohër deri në kufirin maqedono/shqipëtar. Kontratat të cilat do të financohen nga mjetet e kredisë të fituara nga Banka dhe granti i administruar nga Banka janë të hapura për firma të cilitdo vendi.
Klienti, ShA MEPSO, e paraqet këtë thirrje për dorëzim të ofertave për kontratën e lartpërmendur.
Përshkrimi shtesë është siç vijon:
Kontrata e cila do të financohet me pjesë nga mjetet e kredisë: MEPSO: Maqedonia Veriore – Shqipëri Interkonjeksion Faza 1 , e cila i referohet ndërtimit të 400kV LP nga 400/110 kV TS Bitola 2, nëpër ‘’400/110 kV TS Ohër deri në kufirin maqedono/shqipëtar ‘’, ‘’2x110 kV LP 110/10 kV TS Struga – 110/10 kV TS Ohër’’, blerjen e pjesëve rezervë dhe mjete të posaçme, të kompletuara në të gjitha aspektet në bazë të rregullës çelësa në dorë , siç është përcaktuar në dokumentacionin e furnizimit publik.


Kontrata pritet të jetë e lidhur në 20.12.2019 dhe të realizohet për rreth 30 muaj.
Kjo procedurë e furnizimit do të kryhet përmes prokurimit elektronik duke përdorur portalin e Prokurimit EBRD (EBRD Client E-Procurement Portal – ECEPP). Pjesëmarrësit potencial që janë regjistruar në ECEPP dhe kanë shprehur interes për kontratë, kanë qasje në dokumentat dhe mund të kerkojnë sqarime dhe informacione shtesë nga klienti përmes ECEPP. Kompanitë e paregjistruara duhet të regjistrohen në ECEPP në këtë link:
https://ecepp.ebrd.com/respond/Q33X3VSËC4
Mjetet nga kredia e Bankës dhe granti i aprovuar nga Banka nuk mund të shfrytëzohen për pagesë të personave apo subjekteve, ose për cfaredo lloji të importit të mallrave, ndërkohë që pagesa e tillë apo importi janë të ndaluara me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të përmendura në Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara ose me ligj apo rregulativë të vlefshme në shtetin ku gjendet klienti.


Adresa e klientit
ShA MEPSO
Anita Jovanova
Maksim Gorki nr.4, Shkup, 1000, Republika e Maqedonisë së Veriut
Tel. +389 (0)2 3149 825, e-mail: anita.jovanova@mepso.com.mk