Dërgo në e-mail

Thirrje për dorëzim të Ofertave: Lot 2: Furnizim dhe montim të 400/100 kV TS Ohër dhe zgjerim të TS Bitola 2

Maqedonia Veriore: MEPSO: Maqedoni Veriore – Shqipëri Interkoneksion Faza 1

Thirrje për dorëzimin e Ofertave - në një fazë


Emri i projektit: MEPSO Maqedoni Veriore - Shqipëri Interkoneksion Faza 1
BERZH Identifikim në Projekt: 46274
Vendi: Maqedoni Veriore
Lënda e kontratës: Lot 2: Furnizim dhe montim të 400/100 kV TS Ohër dhe zgjerim në TS Bitola 2
ECEPP identifikim i procedurës së furnizimit: 7816456
Lloj i furnizimit: Punë
Metoda e furnizimit: Procedurë e hapur në një fazë
Emri i klientit: ShA MEPSO
Sektor: Energjetikë
Lloji i publikimit: Thirrje për dorëzim të ofertave – në një fazë

ShA MEPSO ka për qëllim të shfrytëzojë një pjesë të mjeteve nga kreditë dhe grantet e administruara nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim ( “Banka” ) për projektin e mësipërm. Detaje plotësuese rreth financimit të projektit janë më poshtë:

ShA MEPSO, Punëdhënës, ka fituar kredi nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim (Banka) dhe grant me mjete të financuara nga korniza e Investimeve për Ballkanin perendimorë dhe Luksemburgun për finansim të projektit. Pjesë e këtyre mjeteve do të jenë të drejtuara kah projektimi, furnizimi, montimi, testimi dhe vënia në punë e 400/110 kV TS Ohër dhe zgjerimi i 400/110 kV TS Bitola 2.

Kontratat të cilat do të financohen nga mjetet e kredisë të fituara nga Banka dhe granti i administruar nga Banka janë të hapura për firma të cilitdo vendi.
Klienti, ShA MEPSO, e paraqet këtë thirrje për dorëzim të ofertave për kontratën e lartpërmendur.

Përshkrimi shtesë është siç vijon
Kontrata e cila do të financohet me pjesë nga mjetet e kredisë: MEPSO: Maqedonia Veriore - Shqipëri Interkonjeksion Faza 1, e cila i referohet ndërtimit të 400/110 kV TC Ohër dhe zgjerim të 400/110 kV TS Bitola 2, përfshin projektimin e detajuar të projektit, prodhimin, shpërndarjen, instalimin, montimin, ndërtimin, testimin, vënien në punë dhe përgjegjësinë për defektе në impijantet e jashtme të tensionit të lartë 400kV dhe 110 kV BH, autotransformatorin, pajisjet e përshtatshme të menaxhimit dhe mbrojtjes, sistemin telekomunikues, blerjen e pjesëve rezervë dhe mjete të posaçme, të kompletuara në të gjitha aspektet në bazë të rregullës çelsa në dorë, siç është përcaktuar në dokumentacionin e furnizimit publik.

Kontrata pritet të jetë e lidhur në 20.12.2019 dhe të realizohet për rreth 30 muaj.
Kjo procedurë e furnizimit do të kryhet përmes prokurimit elektronik duke përdorur portalin e Prokurimit EBRD (EBRD Client E-Procurement Portal - ECEPP). Pjesëmarrësit potencial që janë regjistruar në ECEPP dhe kanë shprehur interes për kontratë, mund të hyjnë në dokumente dhe mund të kërkojnë sqarime dhe informacione shtesë nga klienti përmes ECEPP. Kompanitë e paregjistruara duhet të regjistrohen në ECEPP në këtë link:

https://ecepp.ebrd.com/respond/Q68C7H6U7N

Mjetet nga kredia e Bankës dhe granti i aprovuar nga Banka nuk mund të shfrytëzohen për pagesë të personave apo subjekteve, ose për çfaredo lloji të importit të mallrave, ndërkohë që pagesa e tillë apo importi janë të ndaluara me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të përmendura në Kapitullin VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara ose me ligj apo rregulativë të vlefshme në shtetin ku gjendet klienti.


Adresa e klientit
ShA MEPSO
Anita Jovanoska
Maksim Gorki nr.4, Shkup, 1000, Republika e Maqedonisë së Veriut
тел. +389 (0)2 3149 825, е-mail: anita.jovanova@mepso.com.mk