Dërgo në e-mail

Tarifa mesatare e rregulluar për transmetimin e energjisë elektrike për vitin 2019

Sipas vendimit për tarifën mesatare të rregulluar dhe tarifat për elemente llogaritëse për vitin 2019 për transmetimin e energjisë elektrike të ShA MEPSO – Shkup UP1 Nr.08-45/19 të datës 28.06.2019, e miratuar nga Komisioni Rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut , tarifa mesatare e rregulluar për transmetimin e energjisë elektrike për vitin 2019 është 0.1757 den / kWh.

Në pajtim me të ardhurat maksimale të rregulluara (MAR) për kryerjen e veprimtarisë së rregulluar të transmetimit të energjisë, tarifat për elementet llogaritëse në bazë të të cilave ShA MEPSO – Shkup, si ofrues i veprimtarisë së transmetimit të energjisë elektrike, fakturon kompenzimin për shfrytëzim të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike, paraqesin shumën:

- Tarifat për elementet llogaritëse: fuqia aktive maksimale 2.7940 den/kW, energji elektrike aktive 0,1704 den/kWh, energji elektrike reaktive 0,0682 den/kvarh;
- Ndriçim publik 1.668 den/ (matës elektrik);

Ky vendim vendoset në fuqi në ditën e shpalljes në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, kurse do të zbatohet nga 1 korrik 2019.