Dërgo në e-mail

MEPSO instalon pajisje të reja në nënstacionin "Sushica"

Ekspertët nga MEPSO kanë instaluar pajisje të reja të tensionit të lartë dhe vendosën nën tension linjën e transmetimit që lidh nënstacionin e Strumicës në afërsi të fshatit Sushicë me nënstacionin Petriç në Republikën e Bullgarisë.



Ekipet mobile të MEPSO për 3 javë arritën të instalonin një ndërprerës të, dy ndarës dhe gjashtë transformatorë matës. Tani linja transmetuese 110 kV që lidh nënstacionin "Sushica" me nënstacionin "Petric" është funksionale dhe është e vendosur nën tension.



Siç kemi njoftuar më 13 qershor, ndodhi një defekt i madh në nënstacionin "Sushica", duke shkaktuar që një pjesë e pajisjesjeve të kaplohet nga zjarri, për atë patjetër ishte e nevojshme te intervenoi njësia kundër zjarrit. Pa energji elektrike për 20 orë mbetën disa vendbanime në rajonin e Strumicës.