Dërgo në e-mail

Integrimet

Sh.A MEPSO është anëtare e plotë e asociacionit të ri Evropian të Operatorëve të Sistemit të  Transmetimit ENTSO-E ( European network of transmission Sistem Operators for Electricity). Ky Associacion është i vetmi në nivel evropian i cili ka zëvendësuar të gjitha associacionet egzistuese të operatorëve  të sistemit të transmetimit që operojnë me sistemet shtetërore apo kombëtare të energjisë.

Drejtori i atëhershëm gjeneral i Sh.A MEPSO nënshkroi marrëveshje për anëtarësim të plotë të operatorit kombëtar të sistemit të transmetimit me drejtuesit e 42 kompanive, nga 34 vende të Evropës. Takimi për formimin e ENTSO-E u mbajt në Bruksel të premten, më 19 dhjetor 2008. Ky integrim është një hap drejt një tregu më të besueshëm dhe më efikas evropian dhe rajonal të energjisë elektrike, në përputhje me Paketën e Tretë të Tregut të Energjisë Elektrike. Themelimi i ENTSO-E e forcon bashkëpunimin midis operatorëve të sistemit në shumë fusha si: zhvillimi i kodeve teknike dhe te orientuara kah tregu, koordinimi i funksionimit të operatorëve të sistemit dhe zhvillimi i rrjetit. Një nga qëllimet kryesore të  këtij asociacioni është përshpejtimi i zhvillimit të tregut të vetëm evropian të energjisë elektrike, i cili do të kontribuojë në funksionim të sigurt dhe të koordinuar të të gjithë sistemit evropian të transmetimit të energjisë elektrike. 

ENTSO-E punon në bazë të konsultimeve me Komisionon Evropian, Komisionet shtetërore të Rregullatorit të Energjisë dhe të gjithë pjesmarrësit e tregut. Puna e ENTSO-E zhvillohet në tre komitete: Komiteti i zhvillimit, Komiteti Operativ dhe Komiteti i Tregut të energjisë elektrike. Në secilin komitet do të ketë përfaqësues nga të gjitha rajonet në Evropë. ENTSO-E do të mbështetet nga Sekretariati me staf të përhershëm të vendosur në Bruksel. ENTSO-E do të menaxhohet nga asambleja e pergjithshme e cila njëkohësisht do të koordinojë edhe punën në organizatë. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Daniel Dobeni, drejtor gjeneral i ELIA-Belgjikë, u zgjodh President i ENTSO-E për një periudhë prej 2 vitesh. ENTSO-E fillon procesin e ndërmarrjes së të gjitha aktiviteteve të ETSO (European Trasmission Sistem Operators), UCTE ( Union for the coordination of transmission of Electricits, Nordell, UKTSOA (Britani e Madhe) dhe ATSOI (Irlanda dhe Irlanda Veriore), gjegjësisht do të bashkojë të gjitha asociacionet e operatorëve të sistemit të transmetimit  në një qendër të vetme e cila do të koordinojë punën e tyre.