Dërgo në e-mail

Ankande të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare

Ankande për vitin 2018 (linku)



Ankande per vitin 2017


Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare për vitin 2017.

Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare “Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” (195/2016) (MK)

Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare në bazë të kufijve për vitin 2017.

MEPSO solli “Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare” për vitin 2017 dhe të njëjtat pas miratimit nga ana e KRrE i shpalli në Gazetën zyrtare nr. 195/2016. Sipas këtyre rregullave MEPSO solli Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare me operatorët fqinjë të sistemeve transmetuese në kufijtë e ardhshëm:

 

MEPSO – IPTO (ADMIE)
MEPSO – EMS
MEPSO – ESO

Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare të kufijve MEPSO – ESO dhe MEPSO – EMS.

 

Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare në kufirin mes MEPSO – EMS.

Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare në kufirin mes MEPSO – ESO.


Rregullat për ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare në kufirin MEPSO – IPTO (ADMIE).

Sipas “Rregullave për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare” për vitin 2017 të shpallura në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.nr. 195/2016, Komisioni Rregullator për Energjetikë në seancën e mbajtur më datë 31.10.2016  miratoi Rregulloren për shpërndarjen e kapaciteteve ndërkufitare të MEPSO – IPTO (ADMIE) kufi të cilët zbatohen nga Zyra për koordinim të ankandit në Evropën Juglindore B 1.4 (Auction rules V 1.4 – SEE CAO).

Për shkak të  afateve të shkurta pjesëmarësit në tregun e energjisë elektrike duhet të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për pjesëmarrje në procesin e shpërndarjes së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare të kufirit MEPSO – IPTO (ADMIE) për vitin 2017. Rregullat për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare në kufirin mes MEPSO – IPTO (ADMIE) janë të shpallura ne linkun e mëposhtëm: 


Rregullat për shpërndarjen e kapaciteteve ndërkufitare në kufirin e MEPSO – IPTO (ADMIE)


Ankande për vitin 2016

Sh.A MEPSO operator i licencuar i transmetimit te rrjetit elektroenergjetik në korniza të mundësive organizon ankande për alokimin e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare të cilat janë në disponim e sipër. Në shtojcë janë të vendosura të gjitha informacionet e nevojshme, formularët dhe parametrat për informim të tërësishëm të të gjithë pjesëmarrësve të tregut dhe opinionit. 

Kapacitetet transmetuese të largpërçuesve që janë lëndë të ankandeve. 

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës (400 kV LP TS SHKUP 5 – TS KOSOVË B)
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë (400 kV LP TS DUBROVË – TS. Ç. MOGILLA) 
Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë (400 kV LP TS DUBROVË – TS SELANIK dhe TS MANASTIR – TS LERIN)

Në bazë të nenit 70 të Ligjit për energjetikë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 16/2011) dhe në bazë të nenit 19, pika 18 e Statutit, Operatori i Sistemit të Transmetimit të Maqedonisë, Shoqata Aksionare për transmetim te energjisë elektrike dhe udhëheqje të sistemit të transmetimit elektroenergjetik, në pronësi të shtetit “MEPSO” me vendim të KD nr. 02 – 6277/13 të datës 14.07.2011 dhe me vendim të komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë  nr. 02 – 1004/1 prej datës 21.07.2011 për miratimin e Rregullave për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, miratoi
Rregulla për ndarje të kapaciteteve transmetuese ndërkufitare (MK), të shpallura në Gazetën zyrtare nr. 105 të datës 01.08.2011.

Në bazë të nenit 11 dhe 12 të
Rregullave për ndarjen e kapaciteteve transmetuese ndërkufitare (MK), Sh.A MEPSO me vendim të KD nr 02 – 6799 të datës 04.08.2011 dhe vendim për miratim nr. 02-1154/1 të 01.09.2011 nga Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë solli:

Rregulla të përkohshme për ndarje të kapaciteteve ndërkufitare të lidhjeve interkonektive të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë në nivel vjetor. (MK)

Regulla të përkohshme për ndarjen e kapaciteteve ndërkufitare të lidhjeve interkonektive të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë në nivel mujor dhe javor. (MK)

Këto rregulla hyjnë në fuqi nga dita e shpalljes në web faqen e Sh.A MEPSO (02.09.2011) kurse fillojnë të aplikohen për ankandin mujor të muajit tetor 2011, si dhe për ankandet javore për muajin tetor të vitit 2011.

Duke filluar nga data 15.08.2012 (ditë për aplikim të ofertave për ankandin mujor për muajin shtator 2012) aplikimi i ofertave vjetore, mujore dhe ankandeve javore do të miratohen duke shfrytëzuar softuerin për alokim ndërkufitar të kapaciteteve transmetuese përmes linkut https://aukcijatc.mepso.com.mk, me përjashtim të rasteve kur softueri nuk është i disponueshëm.

Në rastet kur softueri nuk është i diponueshëm, Sh.A MEPSO do të informojë me kohë Pjesmarrësit të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në procesin e ndarjes së kapaciteteve transmetuese ndërkufitare, nëpërmjet postës elektronike (email) dhe ankandi do të miratohet me dërgimin e ofertave me faks, konform
regullave të përkohshme për ndarje të kapaciteteve ndërkufitare të lidhjeve interkonektive të sistemit elektroenergjetik të Republikës së Maqedonisë në nivel mujor dhe javor. (MK)

Shfrytëzimi i softuerit është konform 
UDHËZIMIT PËR SHFRYTËZUES PËR PUNE ME PJESËN SHFYTËZUESE TË APLIKACIONIT ANKAND I KAPACITETEVE NDËRKUFITARE (MK).

UDHËZIM PËR MARRJEN E ÇERTIFIKATËS DIGJITALE PËR NEVOJAT E APLIKACIONIT ANKAND I KAPACITETVE NDËRKUFITARE (MK)

Për informacione plotësuese , Ju qëndrojmë në  dispozicion
Persona për kontakt (MK)


Në përputhje me vendimin e Bordit të drejtorëve, për shkak të konsultimit publik, Project Team Company SEE CAO ka publikuar një draft version të Rregullave të Ankandit. Këto mund të shihen në linkun e mëposhtëm http://seecao.com/documents