Dërgo në e-mail

Rreth nesh

Operatori i Sistemit të Transmetimit të Maqedonisë
Sh.A MEPSO nga Komisioni Rregullator për Energjetikë ka marrë dy licenca

MEPSO (Operatori i Sistemit të Transmetimit të Maqedonisë) është kompani plotësisht në pronësi të shtetit, e formuar në vitin 2005 me transformimin e ndërmarrjes elektroenergjetike të Maqedonisë. Aktiviteti kryesor i MEPSO është transmetimi i pandërprerë i energjisë elektrike përmes rrjetit të tensionit të lartë, menaxhimi i sistemit elektroenergjetik si dhe furnizimi i rregullt dhe në kohë i energjisë elektrike për klientët e saj: shfrytëzues të drejtpërdrejtë (Buçim, OKTA, Makstil, Arcelor Mittal, Usje Jugohrom-Feroalojs, Legurat e Shkupit, Feni Industri, Hekurudhat e Maqedonisë), rrjeti shpërndarës i EVN Maqedoni dhe ELEM Energjetikë.

Dy funksionet kryesore të MEPSO-s janë transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike. MEPSO është përgjegjëse për transmetimin e rregullt të energjisë elektrike nga kufiri maqedonas deri në rrjetin shpërndarës të EVN Maqedoni ose konsumatorët e drejtpërdrejtë. MEPSO organizon dhe shpërndan energjinë elektrike dhe në të njëjtën kohë kujdeset për balancimin e sistemit elektroenergjetik. Në kuadër të MEPSO-s ekziston njësia - Operatori i Tregut të Energjisë Elektrike, i licencuar për të organizuar, regjistruar dhe kontrolluar tregtinë me energji elektrike në vend.

Për punën e saj MEPSO paguan tarifë për transmetimin e energjisë elektrike të cilën e përcakton Komisioni Rregullator për Energjetikë duke u bazuar në shpenzimet e MEPSO-s. Kompania jonë operon në një treg të rregulluar dhe kryen shërbim publik për qytetarët dhe për ekonominë maqedonase. MEPSO menaxhon rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë dhe nënstacionet me nivel tensioni 400 kV dhe 110 kV. MEPSO operon me: linjat elektrike me një gjatësi totale që tejkalon 2.200 kilometra të cilat janë të ndërlidhura me mbi 50 trafostacione në të cilat operojnë transformator me kapacitet të instaluar prej 6,417 megavolt-Amper (MVA). MEPSO punëson më shumë se 400 vetë.

 

Struktura organizative e MEPSO-s është e ndarë ne drejtori, tre njësi dhe tre sektore.

 

1. Njësia OST – Operatori i Sistemit te Transmetimit ka për detyrë te menaxhojë sistemin dhe të sigurojë balansin ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve të energjisë elektrike (prodhim vendor dhe import).

 

2. Njësia ORrT - Operatori i Rrjetit të Transmetimit ka për detyrë të kujdeset që linjat e transmetimit, nënstacionet, transformatorët dhe impiantet e tjera të jenë në gjendje të rregullt me qëllim që të mundësojnë furnizim të rregullt dhe në kohë.

 

3. Njësia OTEE - Operatori i Tregut të Energjisë Elektrike është përgjegjës për organizimin e tregut të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë.

Për mbështetje logjistike të tre njësive në strukturën e MEPSO-s operojnë gjithashtu Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Telekomunikacionit, Sektori i çështjeve ligjore dhe të përgjithshme dhe Sektori i çështjeve financiare.